Disa këshilla të Ibn Arabiut

1058

– Para se gjithash je i obliguar ta fitosh kafshatën me hallall. Kjo është themel i besimit dhe sheriatit.

– Mundohuni të mos bëheni barrë për askënd dhe mos kërkoni mëshirë nga askush. Për njeriun nga mëkatet më të mëdha është të jetë dembel pa arsye, të mos prodhoj asgjë dhe të bëhet i nevojshëm për mëshirën e tjerëve

– Mos jeto në luks të tepërt. Nuk është e lejuar të shpërdorosh atë që e ke fituar në mënyrë të lejuar. Teprica duhet të harxhohet në punë të hajrit, tu ndihmohet nevojtarëve dhe zbutja e telasheve të njerëzve.

– Fol sipas vendit dhe rastit dhe me çdokënd sillu bukur dhe me edukatë. Nëse dikush sillet keq me ty, mos ia kthe në të njëjtën mënyrë dhe  të bëhesh si ai.

– Ji mesatarë në punë, në të folur dhe në gjithçka tjetër.

– Ji i sinqertë në çdo fjalë dhe në çdo punë. Ruaj dinjitetin tënd në çdo rast. Mos tradhto atë që të është besuar.

– Mos e harxho kohën kot. Shiko çfarë të ofron ajo dhe shfrytëzo çdo çast në punë të hajrit.

– Mendo Zotin gjithmonë dhe mbështetu tek Ai. Përmende shpesh dhe adhuroje Atë.

Burimi: Preporod

Përktheu: Arsim Dauti  Islampress