Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve. Dërgojmë salavat dhe selam mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin (savs), mbi shokët e tij, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që kanë jetuar dhe kanë vdekur me besim në zemër.
Vëllezër besimtarë! Tema e hutbes së sotme është: “Puna është nga ne, kurse rezultati është nga Allahu!
Allahu i Plorfuqishëm thotë:“Dhe thuaj: “Punoni, Allahu, Pejgamberi i Tij dhe besimtarët do ta shohin punë tuaj. Ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e padukshme dhe të dukshme, e do t’u lajmërojë për atë që keni punuar.” (et-Tevbe, 105)
Pejgamberi (savs) thotë: “Së pari lidhe devenë, e pastaj mbështetu tek Allahu.”
(Tregim) Në një tregim të urtë,thuhet se një djalë i ri u ankua tek mësuesi i tij (shpirtëror), duke i thënë: “O mësues, ti më këshillove që vazhdimisht ta përsërisja në mendjen time fjalën: ‘Unë dëshiroj gëzim në jetën time!’Dhe unë po i them këto fjalë shumë herë për çdo ditë, por gëzim në jetën time nuk ka pasur as nuk ka! Unë ende jam i vetmuar dhe i pakënaqur siç kam qenë më parë. Çka mund të bëj?”
Mësuesi i mençur, në heshtje i vendosi para djaloshit objektet që i kishte në afërsi; lugën, gotën dhe qiriun, dhe e pyeti:
– Më thuaj, çka do të dëshiroje të kesh nga këta artikuj?
– Lugën, – u përgjigj i riu.
– Thuaje këtë tani 5 herë! – i kërkoi mësuesi.
– Unë e dua lugën. Unë e dua lugën…– nxënësi e përsëriti 5 herë.
– A po sheh, ti mund ta përsërisësh5 milion herë në ditë,se e dëshiron lugën, por nuk do ta kesh atë nëse nuk lëvizdhe nuk e merr. Vetëm fjalët nuk janë të mjaftueshme, lëviz dhe bëj diçka!- i tha mësuesi.
Vëllezër të dashur! Edhe ne jemi të ngjashëm me këtë nxënësin. Vazhdimisht e përsërisim sesi përfaqësuesit tanë nuk janë të mirë, se ambienti ynë është i përlyer dhe i ndotur, se njerëzit janë të prishur, të korruptuar, të padrejtë… se janë ashtu, se janë kështu. Dhe çka kemi bërë për t’i zgjidhur këto probleme? Asgjë, përveç përsëritjes së vazhdueshme, se kjo nuk është e mirë, ajo nuk është e mirë… Ndërsa, ajo që është edhe më e pikëllueshme, në shumicën e rasteve, edhe ne vetë marrim pjesë në krijimin e këtyre problemeve.
Nëse duam t’i korrigjojmë këto gjëra për të cilat ankohemi, duhet të lëvizim, duhet të bëjmë diçka, duhet të shikojmë në Pejgamberin tonë dhe në modelin e tij, i cili nuk ka folur shumë, nuk ka këshilluar shumë, as nuk ka shitur mend, si ne sot, por ai ka punuar shumë për ta ndryshuar botën përreth vetes.
Allahu i Plotfuqishëm na ka dhënë 1 gojë, 2 veshë, 2 sy, 2 duar dhe 2 këmbë, jo më kot, por më pak për të folur, emë shumë për të parë, për të lexuar, për të studiuar, për të dëgjuar, për të punur…
Të dashur vëllezër!
Duhet ta dimë se nuk ka vepër ‘pak të mirë, as ‘pak të keqe’, sepse Allahu i Plotfuqishëm thotë:“Aiqë ka punuar ndonjë të mirë, qoftë ajo e vogël madje sa grimca, atë do ta gjejë,kurse ai që ka punuar ndonjë të keqe, qoftë ajo e vogël madje sa grimca – atë do ta gjejë.” (ez-Zelzele, 7-8)
Se sa i saktë është ky ajet, më së miri mund ta shohim me rastin e reshjeve të mëdha dhe përmbytjeve. Sikur t’i kishim dëgjuar fjalët e Pejgamberit (savs) dhe t’ilargonim nga rruga, nga lumi, nga përroi, nga kanali, shishet e vogla, copat e letrës etj. – nuk do të na ndodhnin zëniet e kanalizimevedhe përmbytjet, sepse lumi do të kishte rrjedhur pa pengesa. Por meqë nuk e kemi bërë, ne edhe vetë kemi hedhur shishe një nga një, duke thënë, çka është një copë letër e hedhur, kanë ndodhur mbylljet e kanalizimeve, kursepjesën tjetër e dini vetë.
Pejgamberi (savs) thotë: “Tek Allahu njeriu më i dashur është ai, i cili u bën më shumë dobi njerëzve, kurse vepra më e dashur tek Allahu është lumturimi i një muslimani.”
(Tregim) Një plak po shëtiste përgjatë plazhit, dhe nga largësia e vërejti një djalosh i cili po hidhte diçka në detin e trazuar nga dallgët. Kur u afrua, e pa djaloshin duke i hedhur përsëri në det, nga plazhi me rërë, yjet e detit që ishin bllokuar në rërë.
– Çka po bën ashtu, o djalosh? – e pyeti ai.
– Nëse yjet mbeten në plazh deri në lindjen e diellit, do të vdesin – u përgjigj djaloshi.
– Kjo është qesharake. Plazhi është i gjatë me kilometra, dhe në të ka me mijëra yje deti. Nuk ka rëndësi se sa do të kthesh përsëri në det, kjo nuk do të ndryshojë as nuk do të thotë asgjë!”
– Po për këtë yll, ka rëndësi – tha djaloshi derisa po hidhte edhe një yll në det.– Edhe për këtë po ashtu ka rëndësi, edhe për këtë…
Vëllezër të respektuar!
Letë bëjmë atë që mundemi, kurse Allahu do të bëjë atë që ne nuk mund të bëjmë.
Në fund e lusim Allahun e Lartësuar, që të na japë sukses për ato (fjalë
dhe vepra) të cilat Ai i do dhe është i kënaqur me to!
O Zoti ynë, na ndihmo në rrugë të mbarë. Largoje të keqen
nga ne, dhe bëje që veprat tona
më të mira, të jenë veprat e fundit në këtë botë!
O Zot, ndihmoju të rrezikuarve që t’i realizojnë të drejtat e tyre!
O Zot, çliroje umetin nga pandemia, nga okupatori dhe nga sundimtarët e dhunshëm!
O Zot, mos na sprovo neve me atë që nuk mund ta përballojmë!
O Zot, mos lejo asnjëherë që të na poshtërojnë apo mposhtin pabesimtarët.
O Zot, bëje që dita jonë më e lumtur të jetë dita e takimit me Ty! Dhe, me mëshirën Tënde na vendos në xhenetin e përjetshëm! Amin!
Përshtati: Miftar Ajdini
(Islampress)