Brengat dhe trishtimi na zbulojnë atë që lumturia dhe mirëqenia nuk munden

1256
  • Ato na zbulojnë esencën njerëzore, dobësinë dhe brishtësinë, dobësinë dhe ndjeshmërinë, prirjen drejt pashpresës dhe dëshpërimit. I Lartësuari thotë për këtë:
    “…pasi njeriu është krijuar si një qenie e pafuqishme.” [En-Nisa, 28]
  • Nevoja jonë për Krijuesin e Madhëruar, pa të Cilin nuk mund ta bëjmë as një lëvizje syri, vetëm Ai mund të na largojë brengat dhe pikëllimet tona, vetëm Ai mund të na largojë dëshpërimin tonë, dhe vetëm Ai mund të na kthejë në një gjendje maturie dhe të na rivendosë ne forcën që na duhet shumë për t’i kapërcyer valët e brengave dhe pikëllimit. Një prej lutjeve të të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) ishte: “Allahumme ini eudhu bike minel-hemmi vel-hazeni…” / “Zoti im, unë kërkoj strehë te ti nga brengat dhe pikëllimet…”
    Pejgamberi gjithashtu iu lut Allahut që Kur’anin ta bënte “pranverën dhe dritën e zemrës së tij, pastrues brengash dhe pikëllimesh”.
  • Na zbulon esencën e jetës në këtë botë, e cila është e mbushur me brenga dhe pikëllime, ndarje, falje dhe lamtumira, humbje dhe rënie. Besimtari, pikëllimet dhe brengat do t’i lë pas vetes atëherë kur të hyjë në Xhenet. “Pastaj do të thonë: “Lavdi Allahut, i Cili e ka larguar hidhërimin nga ne. Vërtetë, Zoti ynë është Falës dhe Falënderues.” [Fatir, 34]
    “…kushdo prej tyre që beson Allahun dhe jetën tjetër, dhe bën vepra të mira, do të shpërblehen nga Zoti i tyre; ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen! [El Bekare, 62]
  • Na zbulon vlerën e vërtetë të mirësive të Zotit, në këtë rast, mirësive të paqes shpirtërore, lumturisë, buzëqeshjeve, ndjenjave të këndshme dhe gëzimit. Vetëm personi i palëvizshëm di në të vërtet ta vlerësojë mirësinë e të ecurit, vetëm i verbri di ta vlerësojë shikimin, dhe vetëm personi i thyer nga dhimbja dhe brenga di ta vlerësojë mirësinë e lumturisë, gëzimit dhe kënaqësisë.
  • Ato na zbulojnë ëmbëlsinë e përkushtimit të vërtetë ndaj Allahut dhe caktimit të Tij, çfarëdo qoftë ai; na zbulojnë ëmbëlsinë që t’i drejtohemi vetëm Atij i Cili vërtetë mund të na ndihmojë, të na ndriçojë rrugën dhe të na dhurojë durim dhe qëndrueshmëri. Është momenti kur besimtari i dorëzohet plotësisht Allahut dhe vetëm Atij ia dorëzon çështjen e vete, ndërsa në të njëjtën kohë e pranon dobësinë, neglizhencën dhe padrejtësinë e tij. Kjo është saktësisht ajo që Kur’ani përpiqet të na transmetojë përmes shembullit të robit të nënshtruar dhe të përkushtuar të Allahut, Junusit alejhis selam, i cili për shkak të pakujdesisë së tij, përkitazi largimit të tij për shkak të zemërimit me popullin e tij që u soll në mënyrë arrogante ndaj këshillave dhe mësimeve të tij, përfundoi në barkun e balenës, në tre errësira, errësirën e barkut, errësirën e detit dhe errësirën e natës, dhe sinqerisht iu drejtua Allahut të Madhëruar: “Subhaneke la ilahe illa ente subhaneke inni kuntu minedh-dhalimin” / Nuk ka Zot tjetër përveç Teje (Zoti qiejve dhe i Tokës), i pa te meta je, unë i kam bërë padrejtësi vetes time!
  • Brenga dhe pikëllimi na japin pamjen e vërtetë dhe të qartë të mëkateve dhe gabimeve tona, neglizhencën dhe mundësitë e humbura, të gjitha këto nuk mund t’i shohim ndërsa jemi të lumtur, të qetë dhe të kënaqur.
  • Vetëm kur jemi të trishtuar dhe të brengosur mund pjesërisht t’i kuptojmë ata që vuajnë nga trishtimi, dhimbja dhe brengat. Vetëm atë që e kuptojmë, për të mund të na vjen keq dhe të bëjmë lutje të sinqerta dhe me pendesë. Vetëm ne që kemi kaluar tundime dhe vuajtje të ngjashme, dhe që e kemi ndjerë mizorinë e armikut, por edhe pasivitetin e plotë të botës islamike perëndimore mund të bashkë ndiejmë me popullin sirian, të lutemi për ta dhe të kërkojmë strehim tek Allahu i Plotfuqishëm.

Burimi: Akos.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]