I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) ka thënë:
“Është ngritur lapsi për tre persona: (domethënë, është hequr obligimi dhe nuk merren ne llogari, përderisa janë në atë gjendje) i çmenduri derisa t’i vijë mendja, ai që është në gjumë deri sa të zgjohet dhe i mituri deri sa të hyjë në moshën madhore.”
Nuk e kryenit namazin deri sa ishit foshnjë! Allahu nuk do t’ju merr në llogari për këtë. Por, do të jepni llogari kur të hyni në moshën madhore, kur të jeni të vetëdijshëm dhe përgjegjës për faljen e namazit.
Ju doemos duhet të mundoheni, bëhet fjalë për 10 minuta apo gjysmë ore. A thua nuk mund ta bëjmë këtë për hir të Allahut?!
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dy rekatet e namazit të sabahut janë më të dobishme se kjo botë dhe çdo gjë që ka në të.”
Ky është shpërblimi për atë që zgjohet herët, merr abdes me vullnet dhe i gëzohet qëndrimit para Allahut. Shpërblimi është më i dobishëm se kjo botë dhe çdo gjë që ka në të, vetëm për dy rekate namaz.
E lus Allahun që të na bëjë prej atyre që rregullisht e falin namazin të sabahut dhe zgjohen herët që në mënyrën më të bukur t’i plotësojmë këto dy rekate namaz.
Rëndësia e këtyre dy rekateve nuk është e njëjtë tek namazet e tjera. Janë më të rënda. Pse? Nga shkaku se duhet angazhim dhe sakrificë më e madhe se tek namazet e tjera. Ky është shkaku!
Autor: I. Menk
Përshtati: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]