Çfarë ndodh në trup 10, 20, 30 apo 360 minuta pas pirjes së kafesë?!

1151

Për kafenë ka aq shumë mendime kontradiktore sa që është e pamundur t’i numërosh ato. Disa argumentojnë se është shumë i dobishëm, të tjerët thonë se është i dëmshëm. Fakti është që kafeja e rrit nivelin e adrenalinës, e cila shpie në qarkullimin më të shpejtë të gjakut nëpër trup dhe e rrit numrin e rrahjeve të zemrës. Por ky është vetëm fillimi…

Kafeja gjithashtu parandalon që ‘dopamina’ të përthithet në sistemin tuaj, duke e bërë atë të qëndrojë më gjatë në tru, duke ju bërë të ndiheni pozitiv dhe të lumtur një kohë më të gjatë. ‘Dopamina’ është ajo që e bën trurin të kërkojë më shumë kafeinë.

Vëreni se çfarë ndryshimesh ndodhin në trupin tuaj në 6 orët e para pas pirjes së kafesë:

Në 10 minutat e para

Kafeina hyn në qarkullimin e gjakut dhe përhapet nëpër të gjithë trupin, duke shkaktuar një rritje të tensionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës.

Deri në 20 minuta

Kafeina lidhet me receptorët e ‘adenozinës’ dhe e neutralizon lodhjen. Nivelet e ‘dopaminës’ rriten, gjë që shkakton krijimin e ndjenjës së gatishmërisë dhe fokusit.

Deri në 30 minuta

Gjëndrat mbi veshkorë fillojnë të sekretojnë më shumë hormone, dhe gjatë kësaj kohe bebëzat e syve zgjerohen dhe shikimi mund të bëhet më i mprehtë.

Deri në 30 minuta

Trupi fillon të prodhojë më shumë ‘serotonin’, i cili e përmirëson punën e nervave brenda palcës kurrizore, duke çuar në përmirësimin e koordinimit dhe rritjen e forcës së muskujve.

Pas 4 orësh

E shpejton metabolizmin dhe për këtë arsye më shpejt digjni energji. Gjatë kësaj periudhe, trupi fillon ta zbërthejë dhjamin.

Pas 6 orësh

Kafeja e lëngshme ka kaluar gjithë organizmin tuaj dhe ndoshta do të duhet të urinoni. Deri atëherë, rreth gjysma e kafeinës që konsumoni do të largohet nga trupi juaj.

Burimi: vocentar
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]