Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të Cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Salavatet, selami dhe bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin (a.s.), për familjen e tij, për shokët e tij dhe të gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Vëllezër besimtarë! Tema e hutbes së sotme është: “Cila punë është e lavdueshme?”
Sot në botë ka mbi 2 miliardë njerëz të cilët veten e quajnë muslimanë. Ata të cilët mbajnë “emra muslimanë.” Çka mendoni, a do të hyjnë të gjithë këta muslimanë në xhenet?
Po, do të hyjnë nëse Allahu ua pranon veprat e tyre. Përndryshe vendbanimi i tyre do të jetë xhehenemi i tmerrshëm.
Allahu i Plotfuqishëm, në suren el-Isra, ajeti 19, na i tregon tri kushte,të cilat duhet t’i plotësojmë, për të na i pranuar veprat tona, ku thotë:„E, kush dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të, e është besimtar, përpjekja e të tillëve do të jetë e lavdëruar.“
1. Ne duhet të kemi dëshirë për ahiret, dmth. për kënaqësinë e përjetshme që është në të. Çka do të thotë të kesh dëshirë për ahiret ose për xhenet? Dëshirë për ahiret, osepër xhenet ka ai, i cili sot ka ardhur këtu në xhuma për të falur namaz, jo ai që ka shkuar në punë për të punuar, jo ai që ka shkuar për të fituar para, përveç atyre që nuk janë shefa të vetvetes, dhe shefi nuk i lejon ata që të shkojnë në xhuma. Ata që sot janë këtu, kanë dëshirë për ahiret, kurse ata që mungojnë pa ndonjë arsye ata kanë dëshirë për dynja, dhe Allahu do t’ia japë secilit sipas qëllimit të tij.
Shkurtimisht, dëshira dëshmohet nga veprat tona, jo nga dëshirat e thjeshta.
2. Duhet të përpiqemi ta fitojmë ahiretin. Vëllezër, rruga për në xhenet është e shtruar me therra, me pengesa të ndryshme, me sprova, me vështirësi, dhe xheneti është i vështirë për tu fituar, ndërsa rruga për në xhehenem është e shtruar me trotuarin më të bukur, pa pengesa, me kënaqësi të kësaj bote dhe është i lehtë për tu fituar.
Allahu i Plotfuqishëm thotë:„E, me të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi, me të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi (lumturi)!“ (el-Inshirah, 5-6)
Vëllezër të dashur!Siçmund të shohim, Allahu na tregon se me mundim e me përpjekje vjen lehtësimi, dhe nuk vjen vetvetiu, duke qëndruar dhe dukeu kënaqur.
Tani do t’ju tregoj një tregim. Një ditë, u shfaq një hapje e vogël në fshikëzën e një fluture. Një njeri ishte ulur dhe po shikonte fluturën sesi po mundohet disa orë për ta tërhequr trupin e saj të dobët përmes asaj hapjeje të vogël. Pastaj flutura u ndal. Iu duk se është e paaftë për të shkuar më tej. Kështu që njeriu vendosi t’i ndihmonte fluturës: I mori gërshërët dhe e preu fshikëzën. Flutura doli me lehtësi, por kishte trup të brishtë dhe krahë të rrudhur. Njeriu vazhdoi ta shikonte fluturën, duke pritur që në çdo momentt’i hapen krahët, t’i zmadhohen dhe t’i shtrihen, ashtu që ta mbajnë dhe forcojnë trupin e fluturës. Mirëpo, asgjë nuk ndodhi! Flutura tërë jetën e saj e kaloi duke u zvarritur me trup të dobët dhe me krahë të pazhvilluar. Ajo kurrë nuk fluturoi.
Përkundër gjithë mirësisë dhe qëllimeve të tij të mira, njeriu nuk e kuptonte, që vështirësitë nëpër të cilat duhej të kalonte flutura për të dalë nga fshikëza, ishin ideuar nga Zoti, në mënyrë që gjaku nga trupi i fluturës të derdhej në krahët e saj, dhe kur të lirohej nga fshikëza,flutura të ishte e gatshme për të fluturuar.
A janë fëmijët tanë të gatshëm për fluturim, të gatshëm për jetë, të gatshëm për xhenet, nëse na dhimbësen t’i zgjojmë në mëngjes për sabah, nëse na dhimbësen që ta agjërojnë muajin ramazan, nëse gjithmonë për diçka na dhimbësen?
A jemi të gatshëm për xhenet, nëse nga Islami e kemi vetëm emrin musliman, dhe siç dimë të themi për veten tonë, e kemi ‘zemrën e mirë’?
Të dashur vëllezër, mos të harrojmë, se në xhenet nuk do të hyjë askush, i cili nuk eshqipton sinqerisht shehadetin, i cili nuk fal namaz, i cili nuk agjëron, i cili i shqetëson fqinjët, i cili nuk sillet bukur…. Në xhenet do të na çojë vetëm puna jonë, vështirësitë që do t’i kapërcejmë, pra veprat tona, e kurrsesi as ‘zemra e mirë’ dhe as emri ynë.
3. Duhet të jemi besimtarë. Të jesh besimtar, do të thotë, të besosh sinqerisht në 6 shartet e besimit: (1) të besosh në Allahun – dhe të mos i atribosh shok, (2) të besosh në melekët e Zotit, (3) të besosh në pejgamberët e Zotit – dhe të ndjekësh udhëzimet, të cilat na ka dhënë Pejgamberi ynë, (4) të besosh në librat e Zotit – dhe të veprosh sipas asaj që shkruan në Kuran, (5) të besosh në Ditën e gjykimit dhe Ditën e ringjalljes, dhe (6) të besosh se nga ne është përpjekja, kurse caktimi, rezultati, është nga Allahu.
Për ata që e mohojnë të paktën njërën nga këto sharte, Allahu i Plotfuqishëm, thotë:“…E, ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, – veprat e (mira) të tyre do të humbasin në këtë dhe tjetrën botë, dhe ata do të jenë bnorë të xhehenemit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.“ (el-Bekare, 217)
I lutemi Allahut të Plotfuqishëm, që të na i pranojë veprat e mira dhe të na shpërblejë me shpërblimin më të bukur për përpjekjet tona. Amin !!!
Përshtati: Miftar Ajdini
(Islampress)