Pajtimi i madh arab i Gjirit: Mohammed bin Salman pret dhe përqafon Emirin e Katarit

589

Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad al-Thani, u mirëprit në qytetin historik të Al-Uli nga vetë sundimtari vaudit, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, një shenjë tjetër pajtimi ky mes dy vendeve, orë pas vendimit të Riadit për hapjen e pikave kufitare me Katarin pasi afro tre vitesh bllokadë

Muhamed bin Salman e mirëpriti Emirin  në krahët e tij, pasi njoftoi se mbretëria do të hiqte embargon për Katarin.

Mbërritja e emirit të Katarit në Al-Ulu u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror saudit, ndërsa media e Katarit mirëpriti “përqafimin e ngrohtë” përpara samitit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.

Ky është takimi i parë i liderëve të të dy vendeve pas 5 dhjetorit 2017, kur marrëdhëniet midis Katarit dhe 4 vendeve arabe me në krye Saudinë, u përkeqësuan.

Para samitit, Arabia Saudite njoftoi se do të rihapë kufijtë e saj me Katarin përmes Kuvajtit, gjë e cila duhet të zyrtarizohet në samitin e 41-të të Gjirit.

Marrëveshja midis Katarit dhe Arabisë Saudite është një tjetër në një seri marrëveshjesh të nënshkruara muajt e fundit që synojnë normalizimin e marrëdhënieve në rajon.

Mohammed bin Salman tha se samiti i 41-të i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit do të përqendrohet në krijimin e një fronti të bashkuar që do të forcojë paqen dhe prosperitetin në rajon, shkruan France24.

Akuzat e Arabisë Saudite se Doha mbështetet nga grupe terroriste shkaktuan ndërprerjen e të gjitha lidhjeve diplomatike, tregtare dhe të udhëtimit në 2017. /tesheshi.com/