Shkenca vërteton edhe një mrekulli mjekësore të Pejgamberit a.s.

1226

Aisheja r.a. rrëfen se: “Pejgamberit (a.s.) ia sillnin fëmijët e vegjël (foshnjat) dhe ai i lutej Zotit t’i bekojë ato dhe me një hurmë të përtypur (ose me diçka tjetër të ëmbël) ua fërkonte qiellzën e gojës dhe mishin e dhëmbëve”.
(Sahih Muslim: 286a).(1)

Ky sunnet quhet ‘?????’ (tahnik): ta fërkojnë gojën e foshnjës, qiellzën dhe mishin e dhëmbëve me diçka të ëmbël.

Këtë na ka mësuar Pejgamberi ynë a.s. para 14 shekujve, ndrësa
shkenca sot thotë:

Xheli nga sheqeri (Sugar gel) ju ndihmon foshnjave të lindura para kohe

Një dozë sheqeri që i jepet fëmijës në formë të xhelit me të cilin fërkohet pjesa e brendshme e gojës është një mënyrë e lirë dhe efektive për t’i mbrojtur bebet (foshnjat) e lindura para kohe kundër dëmtimeve të trurit – thonë ekspertët.
Endi Kol (Andy Cole) uhdëheqës i shoqatës Bliss për ndihmë foshnjave të lindur para kohe, thotë: “Ky është një hulumtim i ri shumë interesant dhe është gjithmonë mirëseardhur çdo gjë që ka potencialin për t’i rritur mundësitë e mbijetimit për foshnjat e lindura para kohe ose foshnjat e sëmura.(2)

Nga mund ta dinte këtë të vërtetë shkencore Muhammedi a.s. që jetoi para 14 shekujsh në shkretëtirën e Arabisë?!

Është shumë e thjeshtë, atë e mësonte Allahu xh.sh. Krijuesi i gjithçkaje dhe që i njeh më mirë se kushdo krijesat e tij:

“Ai (Muhammedi) nuk flet nga hamendja. Gjithçka që ai thotë shpallje që i shpallet (nga Allahu)” (Kur’an: 53:3-4)

1.) https://sunnah.com/muslim:286a
2.) https://www.bbc.co.uk/news/health-24224206

Mohmand Afghan
Përktheu: Ensar Sinani