Çlodhja shpirtërore dhe psikike nëpërmjet namazit të natës

789

Një shembull të ndikimit të namazit të natës në çlodhjen shpirtërore  na e sjell Shejh Muhtar Shenkiti i cili për babain e tij ka thënë: “Babai im r.h kur zgjohej për namazin e sabahut nuk kthehej në gjumë përsëri. Tërë ditën ishte në punë, ndërsa në mbrëmje vizitonte të afërmit dhe shokët,  në shtëpi kthehej shumë i lodhur. Megjithatë, asnjëherë nuk e kam parë të lëshoj namazin e natës në pjesën e tretë të saj, pa marrë parasysh lodhjen.

Kur zgjohej në sabah fytyrën e kishte aq të çlodhur, të freskët dhe të buzëqeshur sikur tërë natën të kishte fjetur dhe pushuar, ndërsa ai në fakt, një pjesë të natës flinte ndërsa pjesën  në pjesën tjetër e ushqente dhe çlodhte shpirtin duke madhëruar Allahun. Asnjëherë nuk e dëgjove të ankohej se është i lodhur dhe asnjëherë nuk u ankua se i flihej. (Saudin Cokoja)

Përktheu: A. D. Islampress