Tregohet që Universitetin “Assiut” në Egjipt nuk rrethonte asnjë mur, kështu që njerëzit, për ta shkurtuar udhëtimin, kalonin nëpër universitet me gomarët dhe karrocat e tyre.
Një herë profesorët universitar iu drejtuan për t’u ankuar kryetarit të universitetit “Assiut”, dr. Sulejman Huzejjinit, i cili përndryshe njihej si njeri mjaftë elokuent dhe shembull unik i njohurive enciklopedike.
Profesorët universitar iu ankuan që gomarët hyjnë në universitet, gjë që e konsideronin se i pengon shoqërisë akademike.
Dr. Sulejman Huzzejini ishte themeluesi i vizionit unik, parulla e të cilit ishte: “Universiteti pa mure!” Ai insistoi që të mos ketë mure ndërmjet hapësirave universitare dhe qytetarët e Assiut, ashtu që që rrugët e universitetit të ishin vetëm shtrirje gjeografike e rrugëve të qytetit, dhe kështu ishte që nga themelimi i universitetit në 1957 deri 1981.
Atëkohë Dr. Huzejjini iu tha profesorëve: “Nuk është problem që gomarët hyjnë në universitet, problem është po qe se dalin me diploma universiteti.
Burimi: Akos
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]