A keni MIHRAB shtëpiak?

1256

Nëse ke ndonjë nevojë dhe duash që Allahu i Madhërishëm të ta plotësoj dëshirën, të takon ty ta lutësh, të bësh dua dhe të kërkosh. Një nga mënyrat për ta lutur Zotin dhe  që është përmendur në Kuran është  Mihrabi. E dimë se mihrabi është vendi ku qëndron imami gjatë faljes së namazit me xhemat në xhami. Megjithatë, domethënia e fjalës mihrab  nuk është vetëm vendi i imamit në xhami, ka edhe kuptim tjetër.

Mihrab është një hapësirë (vend)  e veçantë në shtëpi për ta falur namazin. Transmetohet se Ebu Bekri r.a. kishte një mihrab në shtëpinë e tij. Pra, vendi ku falësh namazin në shtëpinë tënde është mihrabi yt dhe letë jetë ai mihrab vendi ku do ta lutësh Allahun xh.sh.

Ndërsa bereqeti i veçantë i një mihrabi të tillë mund të ndjehet në  pjesën e fundit të natës derisa qëndron në sexhde.

Allahu nëpërmjet Kuranit na tregon shembullin e Zekerijas a.s. dhe problemin e tij si dhe mënyrën e sjelljes ndaj problemit. Zekerija a.s. nuk kishte fëmijë dhe gjithmonë e luste Allahun me sinqeritet dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkonte. Kur erdhën melekët ta gëzojnë me lindjen e Jahjas e takuan në MIHRAB. Allahu i Madhërishëm e përshkruan se Zekerija a.s. e luste Zotin nga thellësia e shpirtit dhe përulësinë më të madhe.

Allahu xh.sh. thotë: “(Ky është) Përkujtim i mëshirës së Zotit tënd ndaj robit të vet Zekerijait. Kur ai iu lut Zotit të vet me një zë të ulët, e tha: “Zoti im! Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndaj Teje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar”.. Unë ua kam frikën pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve, se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë). “Të më trashëgojë mua dhe t’i trashëgojë ata nga familja e Jakubit, dhe bëre atë, o Zoti im, të këndshëm! (të vyeshëm)!”

Pas lutjes së sinqertë Allahu xh.sh. i dërgon engjëjt ta përgëzojnë. Dhe në çfarë gjendje e gjetën engjëjt,  na tregon ajeti ku Allahu xh.sh. thotë: “E duke u falur ai në Mihrab, engjëjt e thërrasin: “Allahu të përgëzon ty me Jahjanë…”  (Ali Imran, 39)

Pra, vendi i namazit tënd në shtëpi le të jetë Mihrabi yt prej ku do ta lutësh Zotin me sinqeritet dhe i përulur për çdo nevojë të jetës tënde.  (Saudin Cokoja)

Përktheu: Arsim Dauti

(Islampress)