Të pranishëm gjatë organizimit të iftarit ishin koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, si dhe zyrtarë të tjerë.
TIKA vaktet e iftarit i shpërndan çdo ditë në Shqipëri për 100 persona dhe projekti në fjalë është për gjithë muajin e Ramazanit.
Sipas TIKA-s, viti 2021 është titulluar si viti i Yunus Emre-s dhe gjuhës turke, si dhe viti i Haxhi Bektashi Veliut. Në këtë kuadër TIKA ka nisur një projekt për të shpërndarë ndihma me rastin e muajit të Ramazanit në 87 vende të botës.
Ndërkohë, TIKA ka ofruar mbështetje dhe realizuar projekte në fusha të ndryshme në Shqipëri si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbështetje me ndihma të ndryshme për familjet në nevojë.