Autor: Nouman Ali Khan
Në dispozicion kishim një muaj të shkëlqyeshëm, u ndryshuam, përjetuam një ngritje shpirtërore, por tani që Ramazani mbaron, parashtrohet pyetja: Si të mbetemi produktivë edhe pas Ramazanit?!
Gjatë Ramazanit vetvetes parashtroji qëllime të cilat nuk arritët t’i mbaroni gjatë fundit të këtij muaji të begatë, duke i planifikuar që do t’i përfundoni pas një apo dy muaj.
P.sh. Unë i vendos vetes detyrime të memorizojë disa sure të cilat nuk i nxëna gjatë Ramazanit. Në këtë mënyrë, aktiviteti nuk mbaron me përfundimin e Ramazanit.
Në mënyrë të ngjashme bëjmë plane edhe gjumin, ashtu që mund ta kontrollojmë dhe rregullojmë kohën e fjetjes.
Në të njëjtën mënyrë sikur zakonet e gjumit – mendoj se jeta e dikujt mund të ndryshojë plotësisht në varësi të mënyrës se e përdorin kohën e tyre dhe se si flenë. Nëse mund të rregulloj / kontrolloj gjumin mund të rregulloj shumë gjëra në jetën time.
Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme: إِنَّ الصَّلَاةَ كَانَتْ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ كِتَابًا مَّوْقُوتًا “…sepse namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” (EN-NISÂ’, 103)
Mos rrini të zgjuar deri vonë, mos shikoni gjëra të ndryshme që ta evitoni mundësinë të zgjoheni me humor të keq. Mendja juaj ashtu bëhet e ngarkuar edhe kur flini, kështu që mund zgjoheni të lodhur. Në këtë mënyrë nuk do të jeni produktiv.
Orari i namazit në Islam na mëson mënyrën më produktive të jetës. Kjo është ajo që do ta theksoja më shumë.
Dhe mënyra më e mirë për të ruajtur motivimin pas Ramazanit është të shoqërohesh me njerëz që janë të motivuar ose të shoqërohesh me njerëz që do të të mbajnë të mos rrëzohesh.
Përshtati: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]