Kënaqësia me caktimin e Allahut
Allahu i Lartësuar tha: Në të vërtetë, Ne krijojmë gjithçka me qellim(caktim).Dhe ajo që e inkurajon besimtarin të jetë i kënaqur me caltimin e Allahut është realiteti i besimit të tij në fjalët e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) kur thotë: ” Dhe Allahu nuk i cakton robit te tij dicka e ajo mos te jete hajr per te; nese i ndodhe dicka e mire, ai falemenderon, dhe behet hajre per te,dhe nëse i ndodh diçka e keqe, ai është i durueshëm, madje ajo është hajer për të, dhe atë nuk e posedon askush përveç besimtarit. (Musliman)Këto janë dy nivele që gjenden te besimtari në lidhje me caktimin dhe fatin gjate musibetit:Shkalla e parë: të jesh i kënaqur me të, dhe kjo është një nivelë (shkalle)shumë e madhe dhe sublime.Allahu i Lartësuar thotë:Asnjë telashe nuk bie përveç me lejen e Allahut! E kush beson në Allahun, Ai do ta drejtojë zemrën e tij.Alkame pretendon se është musibet ajo që prek njeriun dhe ai e di se është nga Allahu, kështu që ai i bindet asaj dhe është i kënaqur me të.Ebu Darda tha: “Në të vërtetë, kur Allahu përcakton diçka, Ai pëlqen të jene te kënaqur me të.” Dhe Ibn Mes’ud deklaroi në lidhje me këtë: “Në të vërtetë, me drejtësinë e Tij, Allahu ka bërë paqe dhe gëzim në jehonë dhe kënaqësi, dhe Ai ka bërë shqetësim dhe trishtim në dyshim dhe zemërim”.
Kalifi i Pestë i Drejtë Omer bin Abdulaziz: “Unë agova duke u gëzuar në atë që më ndodhi nga dekreti(caktimi) i Allahut”. Kush e arrin këtë gradë gjithë jetën e tij është në bekime dhe gëzime siç përshkruhet nga Allahu i Madhërishëm: “Kush bën mirë, qoftë burrë apo grua dhe është besimtar, Ne do t’ia mundesojme të jetoj një jetë të bukur”.
Disa nga Selefët thanë se një jetë e bukur është një kënaqësi dhe Abdulwahid bin Zejd thotë: “Kënaqësia është porta më e madhe e Allahut, Xhennet në këtë botë dhe vendi i prehjes së të devotshmëve”.Shkalla e dytë: të bejshe saber ne sprove, dhe kjo është për atë që nuk është në gjendje të kënaqet me dispozitën. Kënaqësia është një begati dhe një cilësi që është e dëshirueshme dhe e lavdërueshme, dhe sabri është i detyrueshëm për besimtarin dhe ka të mira të mëdha në saber. Në të vërtetë, Allahu e ka urdhëruar Sabrin dhe ka premtuar një shpërblim të madh për të: “Vetëm ata që janë të durueshëm(saberli) do të shpërblehen pa llogari”.
Dallimi midis kënaqësisë dhe sabrit
Saber është abstenimi i shpirtit nga zemërimi edhe pse dhimbja ekziston, dëshira për zhdukjen e saj dhe abstenimit nga bërja e veprave që janë rezultat i hidhërimit dhe mërzitjes.Kënaqësia reflektohet në pranimin e caktimit pa dashur që gjëja e dhimbshme të ndalet. Pastaj zvogëlon dhe lehtëson dhimbjen sepse zemra posedon qetësinë e jekinit dhe njohjes, kështu që kur kënaqësia rritet, atëherë ekziston mundësia e zhdukjes së ndjenjës së asaj dhimbje plotësisht.
Disa gjëra që janë në kundërshtim me kënaqësinë me caktimin dhe fatin:
1.Mosbindja ndaj dispozitës fetare-sheriatike të Allahut.
2. Lënia e tevekulit (mbështetjes) tek Allahu.
3. Zemërimi për atë që ka caktuar Allahu.
4. Pikellimi për atë që ka kaluar.
5. Të qara, grushta në fytyrë dhe grisje të rrobave.
6. Duke e lypur vdekjen nga fatkeqësia ose dëmi.
7. Pakënaqësia me rizkun e përshkruar.
8. Dëshpërimi dhe padurimi.
Frytet e kënaqësisë me caktimin dhe fatin
- Besimi në kader është mënyra e shpëtimit nga shirku sepse besimtari beson se ai që jep dobi dhe dëm, krenari dhe poshtërim është vetëm Allahu xhele shanuhu.
- Këmbëngulja dhe vendosmëria përballë vështirësive, pranimi i vështirësive të jetës me një zemër të vendosur dhe një jekinë të sinqertë.
- Zvogëlimi i frikës së besimtarëve dhe sigurimi i paqes kur kalon diçka me përfitime të kësaj bote që ai të mos digjet nga pikëllimi për këtë ose të fajësojë dhe qortojë veten, por përkundrazi, ai ben saber dhe bëhet i kënaqur me caktimin dhe ate qe ja ka shkruajte Allahu i Madhërishëm duke e ditur që është caktimi i Tij.
- Ajo e inkurajon njeriun për punë, veprimtari, forcë dhe guxim, kështu që muxhahedinët luftojnë në rrugën e Allahut pa pasur frikë nga vdekja.
Perktheu dhe pershtati: Sadri Iljazi