Përgatiti: Abdusamed Nasuf Bushatliq
Surja Ali Imran na mëson se nëse sureja El-Bekare përcakton rrugën dhe drejtimin që duhet të ndjekin ata që Allahu i Madhëruar i ka caktuar për qeveritarët e Tokës, atëherë sureja Ali Imran e vë fokusin në këmbënguljen dhe vazhdimesin në atë rrugë.
Surja Ali Imran na mëson se Allahu nuk do të na pyesë pse nuk fituam, por do të na pyesë pse nuk u përpoqëm dhe nuk luftuam në rrugën e Allahut. Sepse fitorja është nga Allahu dhe Ai ia jep kujt të dojë.
Surja Ali Imran na mëson se agimi ka një shije dhe erë të veçantë që nuk gjendet në asnjë pjesë tjetër të ditës, andaj Allahu e ka lënë mënjanë për dhikër dhe lutje, sepse ajo është koha kur lutjet marrin përgjigje.
Surja Ali Imran na mëson se shenja e dashurisë për Allahun është në ndjekjen e Sunetit të të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, në mënyrë që ai që është konsekuent në zbatimin e Sunetit (në të gjithë jetën, sjelljen, ahlak, edeb, dhe jo vetëm në mënyrën e kryerjes dhe zbatimin e disa ibadeteve dhe rregullave të sheriatit), ai e do Allahun.
Surja Ali Imran na mëson se ndonjëherë furnizimi mund të vijë pa shkak, kur njeriu sinqerisht dhe vërtetë i shërben dhe i bindet Krijuesit të shkakut dhe shkaketarit, siç është rasti i Merjemes, paqja qoftë mbi të, së cilës çdo ditë i vinin ushqime (fruta) të freskëta. pa ndërhyrje njerëzore.
Pra, kur Zekeria (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e pyeti: “Nga i ke marrë këtë, o Merjem?”, Ajo u përgjigj: “Nga Allahu, Allahu furnizon atë që do pa mundim”. (Ali Imran, 37)
Surja Ali Imran na mëson se disa nga idetë dhe ligjet që Ehli Kitabi (hebrenjtë dhe të krishterët) na ofrojnë herë pas here janë një rrugë drejt mosbesimit dhe shkatërrimit, jo një rrugë drejt qytetërimit.
Surja Ali Imran na mëson se nëse posedojmë peshore prej ari dhe argjendi, gratë më të bukura, kuajt dhe kalorësit më të mirë dhe më të bukur, prona dhe të korra të mëdha, vdekja dhe ndarja na presin me këto kënaqësi mashtruese dhe kalimtare të kësaj bote, dhe se ajo a është kënaqësia e Allahut më e mirë se dunjaja dhe çdo gjë në të.
Surja Ali Imran na mëson se durimi dhe devotshmëria janë shkaku i fitores dhe dërgimi i engjëjve si mbështetje në luftën kundër armikut.
Surja Ali Imran na mëson se cilësitë fisnike me të cilat një burrë dhe grua muslimane ngrihen në nivelin e bamirësve të vërtetë janë: bujaria, butësia dhe falja.
Surja Ali Imran na mëson se përderisa jemi besimtarë në Allahun nuk ka arsye për frikë, pikëllim dhe shqetësim.
Surja Ali Imran na mëson se arsyeja kryesore e disfatës, e cila u ndodh muslimanëve, është distancimi nga udhëzimi i Allahut dhe Suneti i të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe mos zbatimi i një strategjie të saktë dhe të dakorduar për lakminë ndaj plaçkës se luftes.
Surja Ali Imran na mëson se mëkatet janë shkaku kryesor i arratisjes nga fusha e betejës.
Surja Ali Imran na mëson se dy ibadetet: madhërimi i Allahut dhe meditimi për krijimin e qiejve dhe Tokës (zikri dhe fikr), janë të lidhura, siç ka thënë Allahu i Lartësuar: “Në krijimin e qiejve dhe tokës dhe në ndryshimin e natës dhe të ditës për ata që janë të pajisur me arsye, për ata që, në këmbë, ulur dhe shtrirë, përmendin Allahun dhe mendojnë për krijimin e qiejve dhe Tokës.” (Ali Imran, 190-191)
Surja Ali Imran na mëson se thirrja në besimin e Allahut dhe këmbëngulja në atë rrugë nuk duhet të lidhet me jetën e asnjë njeriu.
Surja Ali Imran na mëson se askush nuk do të vdesë, pavarësisht nga tundimet dhe situatat në të cilat ai bie, derisa sa t’i vijë ora e caktimit (exheli).
Përktheu: Sadri Iljazi