Dy mesazhe kuranore

863

“Ka njerëz fjalët e të cilëve për jetën në këtë botë të mahnitin, dhe betohen në Perëndinë për atë (të mirë) që ka në zemër, e që në të vërtetë është kundërshtari më i ashpër.”(El-Bekara, 204)

Allahu i Madhërishëm në këtë ajet të Kuranit na paralajmëron se mes njerëzve ka të atillë që thonë shumë fjalë të bukura, mirëpo qëllimet i kanë të pandershme.  (Tefsir El-Kurtubi)

___________________

” E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: “Paqe!” (El-Furkan, 63)

Në rrugën të cilën do të ecni patjetër do të ketë injorant dhe njerëz të paturpshëm të cilët do t’u ngacmojnë dhe do të flasin lloj –  lloj  fjalë kundër jush. Mos u merrni me to, por vazhdoni ecni para….drejtë suksesit!