Ka dy lloje të njohurive të Kuranit:
– Njohuri të padobishme – sahabët kurrë nuk janë preokupuar me to, dhe
– Njohuri të dobishme – sahabët e kanë kaluar tërë jetën e tyre duke i fituar ato.
Lloji i parë i përfshin ato njohuri, në të cilat nxënësit në mësimet e tyre të Kuranit dhe në gara e humbin kohën, p.sh. sa fjalë ka në Kuran, sa shkronja, cila fjalë është në mes të Kuranit, në cilin ajet katër herë është fjala Allah, etj.
Aty bën pjesë edhe p.sh. sa herë përmendet fjala ‘burrë’, ‘grua’, ‘ditë’, ‘natë’ etj. për të arritur deri te njëfarë e ashtuquajtura ‘mrekulli e numrave’. Shumica, nëse jo të gjitha, ‘mrekullitë’ e tyre mbështeten në të dhëna selektive dhe numra të falsifikuar, në mënyrë që të arrihen rezultatet e dëshiruara.
Lloji i dytë i njohurive janë – njohuritë e dobishme – në të cilat përfshihet kuptimi i ajeteve, cilat mësime mund t’i mësojmë nga një ajet i caktuar, dhe si mund ta jetojmë jetën tonë sipas tij.
Sahabët kanë folur në lidhje me atë se, cili ajet në Kuran ju ka shkaktuar frikën më të madhe, apo ju ka dhënë shpresën e tyre më të mirë, por jo edhe për çështjet e kësaj bote, se sa herë është përmendur ndonjë fjalë.(Nabil Nisar Shejh)
Përkthim: Miftar Ajdini