Devotshmëria është shkak i faljes së mëkateve dhe pranimit të lutjeve

953

Transmetohet nga një njeri evlija se në kohën e tij jetonte një farkëtar i cili në duar e mbante zjarrin dhe ajo nuk e dëmtonte. Kur njeriu i devotshëm e pyeti për fshehtësinë e kësaj, ai i tha: Afër shtëpisë sime jetonte një grua shumë e bukur tek e cila u dashurova, por ajo nuk pranonte të martohej me mua, por në asnjë mënyrë nuk mund ta bëja për vete, për shkak të devotshmërisë së saj. Një vit kaploi një skamje e madhe dhe ajo erdhi tek unë të kërkojë ushqim. Unë i thash se do ti jap ushqim vetëm nëse pranon të bëj zina me mua. Ajo assesi nuk pranonte. Mirëpo për shkak të skamjes ajo vazhdonte të kërkoj ushqim, ndërsa një ditë i nxora ushqim tek dera, ndërsa ajo duke qarë tha: “A më jep ushqim vetëm për hir të Allahut?” Në ato momente më kaploi një frikë nga Allahu dhe i thash vetes: “Kjo grua gjithmonë ik nga gjynahu, ndërsa unë rregullisht e ftojë në gjynah dhe e kërcënojë. Zoti im, kërkojë falje nga Ti, mi fal gjynahet e mia!” Pastaj u ktheva nga kjo vajzë dhe i thash: Merre ushqimin dhe mos u frikëso. Të jap ushqim në emër të Zotit, nuk të kërkojë të bësh gjynah.” Ajo ngriti duart drejtë qiellit dhe u lut: “Allahu im, nëse është i sinqertë, mbroje nga zjarri në këtë botë dhe në Botën Tjetër.” Ja pra, si duket Allahu i Madhërishëm e ka pranuar lutjen e saj.”

Zoti ynë, na jep devotshmërinë e cila do të jetë shkak u lumturisë sonë në këtë botë dhe shkak i shpëtimit tonë nga zjarri i xhehenemit dhe i futjes sonë në xhenet.

Përshtati: A. D. Islampress