Hasan el-Basriu e takoi një njeri i cili nuk ishte i rregullt në kryerjen e obligimeve. E pyeti:
Sa vjeç je?
Njeriu iu përgjigj se është 60 vjeç.
A je në dijeni se je në rrugë e cila së shpejti do të përfundoj?, i tha Hasani.
Ai iu përgjigj: Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun.
Mandej Hasani e pyeti: A e di domethënien e atyre fjalëve? Kjo domethënë: “Të All-llahut jemi dhe Atij do t’i kthehemi. Ndërsa meqenëse do t’i kthehesh Atij, do të pyetesh. E nëse pyetesh duhet ta përgatisësh përgjigjen!”
Atëherë njeriu e kuptoi seriozitetin e gjendjes së tij dhe tha: “Po, cila është zgjidhja?!”
Hasan iu përgjigj: “Shumë e thjeshtë – e korrigjon veten në atë që të ka mbetur, do të falesh për atë që ka kaluar, e nëse nuk e korrigjon veten, atëherë do të ndëshkoheni për atë që ishte dhe për atë që do të vijë.”
Burimi: Akos
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]