Dashuria – ky është Bilal ibën Rebbahu, r.a., i cili e ndërpreu këndimin e ezanit pas ndërrimit jetë të të Dërguarit të All-llahut, salallahu alejhi ue sel-lem, në botën tjetër;
Dashuria – ky është Bilal ibën Rebbahu, r.a., i cili u largua nga Medina për shkak se nuk donte të jetonte më në të pas largimit nga kjo botë e të Dërguarit të All-llahut, salallahu alejhi ue sel-lem;
Dashuria – ky është Bilal ibën Rebbahu, r.a., i cili një kohë nuk e vizitoi varrin e Pejgamberit, salallahu alejhi ue sel-lem, kështu që e pa në ëndërr duke i thënë: “Pse kaq shumë mungesë dhe largësi, o Bilal?!” Bilali u zgjua dhe qau për një kohë të gjatë dhe pas kësaj e caktoi një kohë për ta vizituar varrin e Pejgamberit, salallahu alejhi ue sel-lem;
Dashuria – ky është Bilal ibën Rebbahu, r.a., i cili një herë natën e vizitoi Medinën, kështu që Hasani r.a. dhe Huseini, r.a. i kërkuan ta këndoj ezanin. Kur nisi ta këndoi ezanin, e gjithë Medina dridhej nga të qarat e sahabëve që e dëgjonin dhe Medina nuk e përjetoi më një ditë të tillë.
Dashuria – ky është Bilal ibën Rebbahu, r.a., të cilit halifi Umeri, r.a., gjatë vizitës së ushtrisë muslimane në Sham, i kërkoi të këndonte ezanin dhe ndërsa Bilali arriti tek fjalët: “Eshhedu enne Muhameden resulullah!”, ai u ndal dhe u mbyt nga lotët. Bilali e bëri të qajë gjithë ushtrinë muslimane, nga të cilët më së tepërmi qau halifi Umer ibnul-Hattabi, r.a..
Dashuria – ky është Bilal ibën Rebbahu, r.a., i cili në shtratin e vdekjes, ndërsa njerëzit përreth tij qanin, tha: “Nesër është takimi me të dashurit, me Muhammedin, salallahu alejhi ue sel-lem, dhe sahabët”.
Përgatiti: Abdusamed Nasuf Bušatlić
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]