E mrekullueshme është zemra që në çdo caktim të All-llahut shikon të mirën!

849

Disa dyer nuk t’u hapën sepse nuk ishin për ty. Disa njerëz janë larguar nga jeta jote sepse paraqesin vetëm një faqe, dhe jo libër në jetën tënde. Janë humbur disa mundësi, sepse keni më shumë nevojë për përvojë sesa për lumturi. E mrekullueshme është zemra që jeton në shpresë se gjithçka do të jetë në të mirë me caktimin e All-llahut, edhe pse nganjëherë është e dhimbshme.

Rënkimi i fëmijëve për shkak të sëmundjes e thyen zemrën e nënës
Gjatë një rasti u sëmurë një musliman nga gjenerata e tabiinëve, por kur në vizitë i erdhi nëna, ai u ngrit dhe u vesh sikur fare nuk ishte i sëmurë.

Pasi që u largua nëna e tij, i ra të fikët nga dhimbjet. Kur erdhi në vete, e pyetën përse veproi ashtu deri sa në vizitë e kishte nënën, e u përgjigj: “Rënkimi i fëmijëve për shkak të sëmundjes e thyen zemrën e nënës.”
“…Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” [El-Isra’, 24]

Trishtimi tejkalohet me buzëqeshje
Urtari ka thënë: “Me buzëqeshje e tejkalojmë pikëllimin, me durim i tejkalojmë trishtimet, me heshtje e tejkalojmë marrëzinë, me fjalët e mira e tejkalojmë urrejtjen.”

Ibën Kajjim el- Xhevziu ka thënë: “Sekreti për sekret. Për shkak të sëmundjes që të goditi të cilën e di vetëm All-llahu, bëj istigfar të cilën do ta dëgjojë vetëm All-llahu. Për shkak të brengave dhe pikëllimeve që të mundojnë, fali në fshehtësi dy rekate të cilat do t’i shohë vetëm All-llahu .”

Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]