“Ky është libri që nuk ka dyshim në të (sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.” (El-Bekara, 2).
Njëherë Omer ibn hattabi r.a. e pyeti Ubejj ibn Kabin r.a. se çka është devotshmëria, ndërsa Ubejj i tha: “A ke ecur në ndonjë rrugë që ka gjemba?
“Po i tha Omeri.”
“Si ke ecur?” i tha Ubejj.
Omeri u përgjigj: “Kam qenë i kujdesshëm dhe jam munduar që gjembat mos më shpojnë.”
Ubejj i tha: “Ky është shembulli i devotshmërisë (Devotshmëri do të thotë të kesh kujdes si jeton)”.
mesazhe kuranore
A.D. Islampress