Në pritje të Ramazanit të vitit1443h./2022

1567

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin a.s. për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në amshim.

Vëllezër besimtarë!

Tema e hutbes së sotme është: ‘Në pritje të ramazanit të vitit 1443 h. /2022’.

Sipas Takvimit të Bashkësisë Islame në Republikën e Kosovës për vitin 2022,dita e parë e ramazanit të bekuar – me vullnetin e Allahut –do të jetë nesër (të shtunën), më datën 02 prill 2022, kurse sonte në mbrëmje (epremte), do të jetë teravia e parë. Saktësisht, me akshamin, jacinë dhe namazin e teravisë,sonte do të hyjmë në muajin e bekuar ramazan:në muajin e mëshirës së pakufishme të Allahut të Plotfuqishëm, në muajin e Kuranit, i cili është “Udhërrëfyes për të devotshmit”, në muajin eNatës së Kadrit, e cila është më e vlefshme se 1000 muaj, në muajin e betejës së Bedrit, tëçlirimit të Mekës dhe ngjarjeve të tjera të rëndësishme nga historia e Islamit, në muajin e solidaritetit ndërmusliman, muajin e iftarit dhe syfyrit, muajin e rritjes së ibadetit dhe bukurive të ndryshme të cilat e zbukurojnë dhe e bëjnë të veçantë këtë muaj në krahasim me muajt e tjerë.

Allahu i Plotfuqishëm, në ajetin 183, të sures el-Bekare, thotë:

“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar
atyre para juve, që të mund të ruheni nga të këqijat.”

Me ajetin e cituar, Allahu i Plotfuqishëm, umetit të Muhamedit (a.s.), ia urdhëron agjërimin, i cili uishteurdhëruar edhe popujve të kaluar, ndërsa qëllimi kryesor i agjërimit ështëdevotshmëria. Për këtë shkak, ramazani i ardhshëm le të jetë muaj i devotshmërisë sonë të sinqertë dhe i vendimit që gjithçka që bëjmë le të jetë vetëm në emër të Allahut të Plotfuqishëm, dhe për ta arritur kënaqësinë e Tij!

Më tutje, Allahu i Plotfuqishëm, në ajetin 184, të sures el-Bekare, thotë:

“Agjërimizgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini.” (…)

Ajeti vijues i sures el-Bekare,flet për atë se në muajin ramazan ka filluar shpallja e Kuranit, pastaj Allahu i Plotfuqishëm, përsëri e urdhëroi agjërimin, dhe ata që janë të sëmurë ose në rrugë, ditët e humbura të agjërimit i kompensojnë më vonë. Ajeti përfundon me fjalët, se Allahu i Plotfuqishëm, besimtarëve ju dëshiron lehtësim, dhe jo vështirësi…

Pas këtyre tri ajeteve në të cilat flitet për rregullat e agjërimit, në ajetin 186,flitet për pranimin e lutjes së atij që i drejtohet Allahut të Plotfuqishëm, që më pas në ajetin vijues, përsëri flitet për rregullat që lidhen me agjërimin.

Nëajetin 186, të sures el-Bekare Allahu i Plotfuqishëmthotë:

“E kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.”

Vendosja e këtij ajeti në këtë kontekst jep mesazhin se lutja, sidomos në ramazan,është e pranueshme. Ajo njëherit është ftesë për besimtarët që sinqerisht t’i drejtohen Zotit të tyre dhe ta shpresojnë ndihmën e Tij.

Muhamedi (savs), në hadithi përmendtre njerëz të cilëve lutja nuk ju refuzohet, dhe njëri prej tyre është personi që agjëron deri në iftar, kur thotë:

“Tre njerëzve lutja nuk ju refuzohet: (1) personit që agjëron derisa të bëj iftar, (2) sundimtarit të drejtë,dhe (3) atij që i është bërë padrejtësi…”  (Tirmidhiu)

Tregohet prej Selman Farisiut, se Muhamedi (savs), mbajti një hutbe në fund të muajit shaban mbi rëndësinë e ramazanit, ku, midis të tjerash, tha:

“O njerëz, po ju vjen njëmuaj i madh dhe i bekuar, muajinë të cilin gjendet një natë më e mirë se 1000muaj. Është një muaj që Zoti e ka bërë farz agjërimin e ditës, kurse namazet e teravihve –i ka bërë vullnetare. Çdo vepër e mirë në këtë muaj, është e njëjtë me atë që ka kryer njëfarz, jashtëkëtij muaji. Ndërsa ai që kryen njëfarz në këtë muaj është i barabartëme 70 farze, që i kryen jashtëkëtij muaji.

Ramazani është muajii sabrit, kurseshpërblimi i sabritështë xheneti. Ramazani është muajii bamirësisë, muajinë të cilin shtohet bereqeti i besimtarit të vërtetë. Kush e fton tjetrin në iftar, do t’i falen gjynahet, do të shpëtojënga zjarri i xhehenemit, dhe do të ketë shpërblimtë barabartëme atë, që e ka ftuar në iftar pa iupakësuar shpërblimet etij.”

Atëherë sahabët i thanë: ‘O Pejgamber i Zotit! Disa nga ne nuk kanë mundësipër këtë.’ I Dërguariu përgjigj:“Allahu do ta shpërblejëme shpërblimin e përmendur, cilido që e fton për iftar agjëruesin edhe me një hurmë, apo me njëgotë qumësht, apo edhe me një gotë ujë.”

“Ky është njëmuaj, fillimi i të cilit është mëshirë, mesi është falje, ndërsa fundi i tij është shpëtim prej zjarrittë xhehenemit.

Kushdo që e lehtëson vartësin e tij në këtë muaj, Allahu i Plotfuqishëm do t’ia falë mëkatet dhe do ta lirojë nga zjarri.

Në këtë muaj, përpiqunit’i plotësoni katër gjëra: Dy me të cilatdo ta kënaqni Allahun, kurse dy të tjerat ju nevojiten juve. Dy të parat, me të cilat do ta kënaqni Allahun janë: Shehadeti, se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe lutja kërkimfalja për mëkatet tek i Madhi Zot. Dy të tjerat që ju duhen janë: Lutjaqë Allahu të na shpërblejëme xhenet dhe lutja që Allahu të na ruajë prej xhehenemit….?(Ibn Huzejme)

Vëllezër të dashur!

A po e presim edhe ne të përgatitur ramazanin e këtij viti, me qëllim që t’i afrohemi më shumë Zotit tonë dhe ta meritojmë mëshirën e Tij?

A do të bëjnë iftar edhe te ne të varfrit, të afërmit dhe fqinjët, apo iftaret tona do të jenë darka pune për individë të famshëm dhe me ndikim, me të cilët na lidh dynjaja dhe interesat mashtruese e kalimtare?

A do t’i kryejmë në ramazan farzet siç duhet, a do ta ruajmë xhematin dhe a do të pastrohemi plotësisht, shpirtërisht dhe fizikisht?!

Qoftë i bekuar ramazani për juve dhe për më të dashurit tuaj!

O Zot, na ndihmo ta ruajmë dritën e Islamit këtu në atdheun tonë të bukur!

Ndihmoji dhe mbroji të gjithë njerëzit e rrezikuar dhe pa të drejta, kudo qofshin ata!

Kurthet e armiqve tanë ktheji mbi kokat e tyre!

O Zot! Na ndihmo që me lehtësi ta agjërojmë këtë ramazan dhe ta fitojmë mëshirën dhe faljen Tënde!

Na i mëshiro prindërit dhe paraardhësit tanë të vdekur, të cilët na e sollën dritën e Islamit!

Na i udhëzo dhe forco fëmijët dhe pasardhësit tanë dhe bëri prijës të umetit dhe mbrojtës më të mirë se ne të fesë dhe atdheut tonë!

Na mëshiro neve në Ditën e Gjykimit, dhe na ndero në xhenet meshoqëri të pejgamberëve, të sinqertëve, të shehidëve dhe të njerëzve të mirë! Amin!

Përshtatje: Miftar Ajdini