Dhe i Dërguari do të thotë: “O Zoti im! Populli im e shpërfilli Kuranin, si (diçka) të urryer”.!” (El-Furkan, 30)
Janë të shumta mëkatet që bëjnë njerëzit, por i Dërguari i Allahut s.a.v.s u ankua për njërin në mënyrë të veçantë – e ai është shpërfillja dhe shmangia nga Kurani.
Shmangia dhe shpërfillja ndaj Kuranit mund të jetë në formën e leximit, mësimit përmendsh, të menduarit dhe medituarit për mesazhet e tij si dhe veprimi në përputhje me të.
Kështu që, njerëzit në mospërfilljen ndaj Kuranit dallojnë ndaj njëri tjetri dhe secili do të bartë përgjegjësinë në atë shkallë sa e ka lënë pas dore Kuranin.
Mesazhe kuranore
A. D. Islampress