Surja Jusuf na mëson se…

993

Surja Jusuf na mëson se mëshira e Allahut përfshin çdo gjë dhe se sabri ka një shije të hidhur, por rezultatet e saj janë të ëmbla dhe të mrekullueshme.

Surja Jusuf na mëson se shfaqja e talenteve dhe cilësive mes miqve dhe të njohurve është shkak për mosmarrëveshje dhe urrejtje, ndaj është më mirë të zbatohet rregulli kuranor: “Mos ua tregoni ëndrrën vëllezërve tuaj, që të mos ju bëjnë ndonjë të keqe. ” (Jusuf, 5)

Surja Jusuf na mëson se tradhtia është një gjë e neveritshme, dhe tradhtia më e keqe është të tradhtosh dikë që është i sjellshëm dhe fisnik ndaj teje, që të respekton, të mbron dhe që të ka besuar.

Surja Jusuf na mëson se armiqtë tanë nuk ka nevoj të jenë në një vend apo shtet tjetër, ndonjëherë armiqtë tanë ndajnë të njëjtën bukë me ne dhe ulen në të njëjtën tryezë pa e ditur as ne.

Surja Jusuf na mëson se ne nuk mund t’i mbrojmë gjithmonë ata që duam, por prandaj mund të përdorim lutjet tona që ata ti mbroje Allahu nga çdo e keqe.

Surja Jusuf na mëson të largojmë dëshpërimin nga zemrat tona, pavarësisht se sa tundime dhe fatkeqësi na kanë rënë, sepse bota e gajbit(e padukshme) fsheh sekrete të mahnitshme për ne.

Surja Jusuf na mëson se kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton Atij dhe kush i bindet Allahut, Ai do ta mbrojë atë. Besimtari duhet të jetë i sigurt se Allahu do t’i japë rrugë dhe lehtësim, edhe nëse vitet e pikëllimit dhe sprovës zgjaten. Përderisa njeriu është i bindur dhe ka mendim të mirë për Allahun, i Plotfuqishmi nuk do t’i tradhtojë shpresat e atyre që i besojnë Atij.

Surja Jusuf na mëson se ndarja me njerëzit e dashur është e padurueshme dhe momentet më të lumtura janë momentet e takimit me të dashurit pas një ndarje të gjatë. Jakubi, alejhi selam, u verbua nga mallëngjimi për djalin e tij Jusufin dhe kur ndjeu aromën e të dashurit të tij, iu kthye shikimi.

Surja Jusuf na mëson se gënjeshtrat (iluzionet) dhe pasuesit e saj, sado të fuqishme dhe dominuese të jenë në një moment të caktuar, fati dhe fundi i tyre është dënimi, dhe fitorja përfundimtare i përket së vërtetës dhe pasuesve të saj.

Surja Jusuf na mëson se madhështia e vërtetë arrihet me ahlakun e bukur, duke përfshirë vërtetësinë, dëlirësinë dhe ndershmërinë, dhe jo me para, prestigj dhe udhëheqje. Virtytet e vërteta dhe ahlaku i bukur mbeten dhe zgjasin, dhe përfitimet e parasë, prestigjit dhe pushtetit kalojnë e zhduken.

Surja Jusuf na mëson se ai që eshte i ditur, i besueshem dhe ruhet dhe më pas kërkon të vendoset në ndonjë pozitë të përgjegjshme në çështjet publike, për të reformuar dhe përmirësuar situatën, kërkesa e tij duhet të plotësohet për të mirën e përgjithshme. Ndryshe nga ata që nuk i posedojnë këto cilësi, kërkesat e tyre nuk guxojnë të plotësohen, sepse vetëm do ta prishin situatën dhe do të shkaktojnë dëme, kështu që fajin e kanë edhe ata që i kanë vendosur ilegalisht në poste të tilla.

Surja Jusuf na mëson se kujdesi është i detyrueshëm, veçanërisht nëse është dikush që tashmë ka shfaqur prirje për të tradhtuar. Besimtari nuk duhet të lejojë që të kafshohet dy herë nga e njëjta vrimë, dhe nëse kjo ndodh, atëherë nuk duhet fajësuar askënd përveç vetes.

Surja Jusuf na mëson që të mos hakmerremi ndaj njerëzve që janë të afërt me ne edhe nëse na kanë bërë dhunë. Jusufi, alejhi selam, kur donte ta mashtronte vëllanë e tij Benjaminin që të qëndronte me të, kupën mbretërore ia vuri në barrë Benjaminit, e jo në barrë të vëllezërve të tjerë, që t’i akuzonte për vjedhje dhe të hakmerrej. ata për atë që ishin, ata i bënë atij. Nëse ne do të ishim në vendin e tij, do të bënim të gjitha marifetet për të fajësuar njërin prej tyre për vjedhjen e kupës dhe për t’u hakmarrë për zullumin që na bëri. Por shpirtrat e fisit janë shumë më lart se urrejtja dhe dëshira për hakmarrje, dhe Jusufi, alejhi selam, ia vuri kupën në barrë vëllait të tij Beniaminit nga dashuria për të, e jo nga urrejtja dhe hakmarrja.

Surja Jusuf na mëson se i vetmi shpëtim që përdorin trimat, jo frikacakët, është ikja nga mëkati.

Surja Jusuf na mëson se nëse njeriu i frikësohet Allahut, Ai do t’i japë atij një rrugëdalje nga çdo telash. Edhe njerëzit më të afërt të kundërshtarit të tij do të dëshmojnë në favor të tij dhe do të konfirmojnë se ai po thotë të vërtetën.

Surja Jusuf na mëson se ai që akuzohet pafajësisht për një mëkat, ka një gjuhë të qetë dhe të sigurt, ai nuk ka nevojë të betohet dhe të ngrejë zërin për të bindur të pranishmit për pafajësinë e tij.

Sur Jusuf na mëson se besimtari i sinqertë, ndërmjet dënimit të kësaj bote dhe mëkatit, zgjedh dënimin e kësaj bote.

Surja Jusuf na mëson se tre cilësi janë shkaku i një përfundimi të lumtur: devotshmëria, durimi dhe bamirësia.

Surja Jusuf na mëson se ne jemi umeti përgjegjës për Kuranin, për ta kuptuar atë, për të vepruar sipas tij dhe për ta transmetuar atë te njerëzit e tjerë. Nëse e përmbushim misionin tonë, Allahu do të jetë i kënaqur me ne dhe do të na japë krenari dhe udhëzim në këtë botë, dhe sukses e begati në botën tjetër. Kur’ani është burimi i krenarisë dhe dinjitetit tonë, dhe asnjë burrë apo grua muslimane nuk duhet ta neglizhojë atë.

Perktheu dhe pershtati: Sadri Iljazi