“Ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë)

730

“ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë).” (El-Mu’minun, 3)

“e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet.” (El-Furkan, 72).

Këto dy ajete definojnë raportin e besimtarëve  ndaj gjërave të kota, fjalë apo vepra si dhe raportin e tyre ndaj asaj që nuk u intereson: Besimtari i shmanget kësaj dhe nuk dëshiron të merret me të koten dhe qëndron gjithmonë larg saj.

Megjithatë, kur besimtari, edhe krahas përpjekjeve të tij për t’iu shmangur të keqes dhe të kotës, ballafaqohet me të, ai kalon me dinjitet dhe nuk merret me të.

mesazhe kuranore

A. D. Islampress