…ia beh një erë e fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga valët dhe binden se janë të shkatërruar, e lusin Allahun …” (Junus, 22)
Nëse mendon se je në një situatë të pashpresë dhe pa rrugëdalje dhe se të gjitha dyert të janë mbyllur, medito rreth këtij ajeti të sures Junus: Ata që para teje mendonin njëjtë sikur ti, se gjithçka kishte mbarur dhe nuk mund të dilnin nga telashet që i kishin goditur, mirëpo me sinqeritet iu lutën Allahut të Madhërishëm, dhe Ai i shpëtoi. Andaj në çdo situatë ktheju Zotit sepse Ai jep rrugëdalje nga nuk na e merr mendja.
mesazhe kuranore
A. D. Islampress