Dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin…

605

“…dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.).” (El-Bekara, 3)

Në fjalët e Zotit “Ne u kemi dhënë” na tregohet se deri te pasuria që është në dorën tonë nuk e  kemi arritur me forcat dhe aftësitë tona. Kjo është furnizim nga Allahu i Cili na ka dhuruar dhe na ka nderuar me mirësinë e Tij.

Dhe ashtu siç na ka dhuruar dhe na ka nderuar mbi shumë robër tjerë të Tij, ne duhet të jemi mirënjohës dhe ta falënderojmë si  dhe nga ajo pasuri duhet të ndajmë dhe të ndihmojmë ata që kanë nevojë.

Mesazhe kuranore
A. D. Islampress