Sa e sa  raste për takim me Zotin i humbim?

606

Mos u beso atyre që të thonë se je i moshuar, sepse trupi yt nuk është asgjë tjetër vec se një enë ku qëndron shpirti jot.

Shpirti nuk plaket, shpirti është nga bota tjetër dhe mos e krahaso me asgjë të kësaj bote, dhe esencën e tij nuk e di askush përveç Allahut, i Cili ka thënë: “Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije”. (Isra, 85).

Asnjëherë mos e mbyllni shpirtin në zinxhirët e trupit tuaj, por fluturoni në botën e shpresës dhe optimizmit dhe mbështetuni në Allahun në çdo hap që bëni.

Ndihmoju të gjithëve, dhuro dashuri dhe mbyllni mirësi në çdo vend.

“Për besimtarin nuk ka pushim dhe rehati të vërtetë përveç se me rastin e takimit të tij me Zotin.”

Shumë nga ne e kuptojnë gabimisht këtë frazë, sepse nuk është kusht që ky takim të ndodh pas vdekjes.

Kërkimi i diturisë së dobishme në  emër të Zotit është takim me Allahun;

Dhikri dhe madhërimi i Allahut është takim;

Meditimi për krijimin e qiellit dhe Tokës është takim;

Namazi është takim;

Sadakaja është takim;

namazi i natës është takim;

Mirësia ndaj prindërve është takim;

Leximi dhe studimi i Kuranit është takim;

Mbajtja e lidhjeve farefisnore është takim;

Sjellja e bukur ndaj njerëzve është takim;

Zgjidhja e halleve dhe problemeve të muslimanëve është takim….

Vallë, a e kuptojmë sa shanse dhe raste ekzistojnë për një takim me Allahun i cili na ka porositur: ” e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë” (El-Kehf, 110).

Mustafa Mahmud

Përktheu: A. D. Islampress