Namazin, namazin…., kështu na porositi Muhamedi a.s.

619

Transmetohet nga Ali ibn Ebi Talib r.a. se fjalët e fundit të Muhamedit a.s. ishin: “Namazin, namazin dhe kijeni frikë Zotin për ato që i keni nën përgjegjësi.”

Nëpërmjet këtyre fjalëve i Dërguari i Allahut s.a.v.s na mëson dhe porosit se asnjëherë nuk duhet ta humbim lidhjen me Allahun dhe nuk duhet të tradhtojmë obligimet dhe detyrat tona për të cilat jemi përgjegjës.

Nëse do të jemi  të kujdesshëm ndaj namazit dhe do të mundohemi që  ato me të cilët çdo ditë jetojmë dhe punojmë të jen të kënaqur nga përgjegjësitë dhe sjelljet tona,  atëherë mund të themi se i jemi përgjigjur porosisë së fundit të Muhamedit a.s.

Përshtati: A. D. Islampress