Çfarë është Hadithi?

4555

Fjala “Hadith” vjen nga gjuha arabe. Ne aspektin leksikor (gjuhesor) do te thote “El xhedidu” diçka e re, por edhe si lajm (1) me te cilen kuptohet te shprehurit (el-lefdhu). Ndersa ne aspektin terminologjik do te thote; “Çdo gje qe buron nga i derguari i Allahut Muhammedi a.s. qoft kjo fjale, veper, pelqim, cilesi njerezore, morale, trupore, personale etj) (2) Hadithi ka kaluar ne disa etapa derisa eshte unifikuar si shkence ne vete, aq sa sot ne universitet Islame dhe jo vetem , ne Medreset e botes eshte lende ne vete me te cilat mbrohen tituj shkencore. Hadithi filloj qe ne kohen e Profetit Muhammed a.s. por rregullat e tij si shkenc filluan diku rreth shekullit te kater te hixhrit. Gjate kohes se Profeti Muhammed a.s. hadithi ishte ne etapen e “Degjimit te haditheve“, per te vijuar me mbartjen e haditheve pra fjaleve te profetit a.s. dhe transmetimin e tyre, pra ajo qe sot quhet hadithit. 

Si buroj hadithi?

Siç e permenda dhe me siper hadithi buron nga fjalet e Profetit Muhammed a.s. ku shoket e Profetit Muhammed a.s. e degjonin Profetin Muhammed a.s.  dhe ate qe degjonin e mbanin mend, e praktikonin dhe ua mesonin te tjereve ate qe Profeti a.s. ka thene. Shoket (sahabet) e profetit a.s. kan qene ato te paret qe transmetonin fjalet , veprat e profetit Muhammed a.s. tek ato qe nuk i kan degjuar apo shikuar veprimet e Profetit Muhammed a.s. Ky quhet brezi besnik i transmetimeve te haditheve te profetit Muhammed a.s. Gjate kesaj kohe u dalluan sahabet te cilet me memorjen e tyre te larte arrinin te mbanin mend te gjitha fjalet e Profetit Muhammed a.s.. Aq mir i mbanin mend fjalet e Profetit Muhammed a.s. saqe vete Profeti Muhammed a.s. u ka thene:
Allahu e nderofte fytyren e atij qe i degjon theniet e mija, i kupton, i mban mend dhe ua tregon te tjereve.” (Tirmidhi)

Ka hadithe te pavertet?

Per sa kohe qe ishte Profeti Muhammed a.s. gjalle, dhe pas tij shoket qe kan jetuar me Profetin a.s. ishte e pamundur te transmetohet, apo te shfaqen hadithe te gabuar apo te trilluar. Me kalimin e brezave filloj te shfaqen gabime apo devijanca ne hadith. Ne kohen e sundimit te Othmanit r.a u shafqen grindje dhe percarje mes besimtareve. Keshtu disa te keqperdorur filluan te hedhin ne sken genjeshtra. Ne kete kohe u be e domosdoshme kontrollimi i haditheve, dhe keshtu filloj humumtimi dhe kontrollimi i hadithit. Pershembull; kush e thote, nga kush e ka degjuar, personi qe e thote a eshte i besuar apo jo etj. Per shfaqjen e genjeshtrave , dhe percarjeve e kishte paralajmeruar dhe vete Profeti Muhammed a.s. ku thote: “Kur te perfundoj koha juaj sahab (shoke) do kete njerez qe do ju thone gjere qe ju nuk i keni degjuar, e as shikuar.” (Muslim)

Pse ndodhen perçarjet ne kohen e sundimit te Othmanit?

Parçarja dhe shfaqja e haditheve te rrem erdh si rezultat i nje grupacioni (shi) te cilet kerkonin te ishin ata ne sundim. Ata menduan se mund te merrnin sundimin duke fabrikuar hadithe te shpikuara, dhe falsifikime te ndryshme duke sajuar hadithe sipas interesit me objektiv marrjen e sundimit.

Koha e kontrollimit te hadithit

Kontrullimi i hadithit ka filluar ne kohen e sundimit te Othamit r.a. Ne kete kohe filloj hetimi i cdo hadithi, nese eshte ashtu sic e ka thene Profeti a.s. , nese jane transmetuar nga shoket e tij etj, apo jo. Qe nga koha e Othamanit e ne vazhdim kur ndonjeri thoshte ndonje hadith i kerkohej deshmitari se ku e ka degjuar, apo ku e ka marr ate hadith. Po ashtu nese ndonjeri thoshte ndonje hadith shikohej jeta e personit qe e thote kete. Keshtu dijetaret te cilet ne atekohe ishin Sahabet (shoket qe kishin jetuar me Profetin a,s.), e me pas pasuesit e tyre (tabiinet) filluan tu terheqin vemendjen njerezve, qe te mos flasin kur jane te paditur. (3)

Pranimi i haditheve

Hadithet filluan te pranohen vetem nga ato persona te cilet me pare verifikoheshin se kush jane, cfare personaliteti kane, cfare dijesh islame, cfare memorje ka, cfare familje, shokesh, deshmitaresh etj. Kjo ka qene koha e fillimit te shkences se hadithit. Aq te forta u bene rregullat e pranimit te hadithit nga nje person saqe tregohet nje rast nga Ibn Ebi Zenadi e ky nga babai i tij i cili ka treguar se: “Erdh ne Medinje nje grup prej 100 dijetaresh te cilet po ashtu ishin devotshem, ishin te besueshem, por nga keta nuk u pranohej hadithi. Kjo per shkak se ato nuk kishin memorie te forte.”

Vertetesia (saktesimi) i hadithit

Sabahet filluan te saktesojne hadithet nepermjet shkrimi si psh; Abdullah bin AmerIbn MesudiEbu HurejraXhabir bin Abdullahu etj. Me vdekjen e Sahabeve (shoket e Profetit a.s.), u vendos me perparsi hulumtimi i haditheve duke shikuar senedet (zinxhirin e trasmetuesit), teksti etj. Me daljen ne sken te grupacioneve te ndryshme politike u shikua e dosmodoshme vendosja e rregullit mbi kriteret e transmetimit te haditheve. Me njehere kjo shkence do merrej me studimin e trasmetimeve duke i ndar ne dy kategori: a). I Pranuar b). I Refuzuar.

Shkenca e hadithit

Jane te shumte dijetaret te cilet jane merr me kete shkenca por nder me kryesoret eshte Malik Bin Enesi i cili ne librin “El Muvetta” ka bere nje permbledhje te jashtzakonshme per trasnmetuesit e hadithit  etj. Çdo gje qe ka te bej me hadithin, tekstin, trasmetimi, etj jane te grumbulluara ne menyre te jashte zakonshme nga imam Buhariu i cili u arsimua dhe u be dijetar fale Alij bin El Medini i cili ka qene person i pakonkurueshme per aftesin dhe zellin e tij ne shkrim duke regjistruar ne menyre mahnitese dijet islame duke e renditur ate si nje enciklopedi e gjalle. Ai arrit te shkruar mbi 200 vepra vulumonoze si psh; El Esmij vel kuna 8 vellimesh, Ed Duafa 10 vellimesh, etj. 

Imam El Buhari

Gjate jetes se tij imam El Buhari ka rritur te shkruar mori librash ku mund te permend: Et TeriheEl KunaEd Duafa etj Tek ne ne Shqiperi masa e gjere e besimtareve njeh permbledhjen e shkurter Rijadus Salihin. Sahihul Buhari etj.

Imam Muslim

Gjate jetes se tij Imam Muslimi ka arritur po ashtu te shkruaj  mori librash vuluminoz si psh: El KunaEl Ilel, Et Tabekat etj. Ndersa ne Shqiperi tek masa e gjere e besimtareve njihet permbledhja e librit te quajtur “Sahihul Muslim

Pas ketyre dy dijetareve te medhenje vine dijetaret e tjere te njohur si: Ebu Davudi, Et Termidhi, Ibn Maxhe, Ebu Hatimi etj.

Libri i pare qe u shkruajt per shkollat islame dhe u quajt Ulumul hadith – dija apo “Shkenca e Hadithit” eshte e dijetarit Ebu Amr Uthman ibni Salah esh Shehre Zuri apo sic njihet ndryshe Es Salah.
Ne boten islame libri i tij vuluminoz ka te renditura ne menyre te shkelqyer disiplinat e hadithit. Me pas shkenca e hadithit ka vijuar me librat si El Irshade te En Nevevijut, pastaj veprat e Es Sujutit (Tedribur Ravi fi sherhi takribin Nevavi – koment i librit Et Takrib), Iben Kethiri (Ihtisaru ulumin hadith), Irakiu (Ulumin Hadith), (Fet’hul mugith bi sherh elfijetil hadith) etj, Ibn Haxheri (En Nuketu ala mukadimetu ibn Salah), (Fet hul mugithi fi sherhi elfijetil hadithi), (Nuhbetul fikri fi mustalehi ehlil ether), etj.
Shkenca e hadithit mund ta gjejme ne disa emertime si psh: Ulumul hadith dmth Shkecat e HadithitMustelahul hadithi dmth; terminologjia e hadithitUsulul hadithi dmth; Bazat e hadithit etj.

Saktesimi i hadithit

Dijetaret e Hadithit jane marr me rregullat strikte per saktesimin dhe kategorimizimin e hadithit ku nepermjet te cilave studiohet zinxhiri i transmetueseve (es sened) , teksti (el metnu) e me pas kalon ne fazen e pranimit apo refozimit te tij. Termonilogjia e hadithit ndahet ne: a).Ilmul hadithi diraje dmth; Shkenca e Hadithit per transmetimin ne pergjithsi ku perfshihet dhe studimi i tekstit dhe b). Ilmul hadithi rivajeh d,m.th; Shkenca e Hadithit ne konfirmimin e transmetimit. Kjo shkence merret me memorizimin e hadithit ne zemer transmetuesit ose shkrimin e hadithit , dhe me pas me komentimin e tij.

Çfare eshte transmetimi?

Me transmetim kuptohet “El mervijuma udife ilen nebiji” d.m.th; trasmetimi eshte teksti qe buron nga pejgamberi Muhammed a.s. por vete profeti Muhammed a.s. nuk eshte ne zinxhirin e transmetimit pasi ai vete eshte burimi. Hadithet transmetohen nga Sahabet “Sahabij”  (shoket) e profetit Muhammed a.s. Ne aspektin gjuhesor “Sahabi” do te thote shoqerim p.sh. filani eshte shoqeruar me Profetin Muhammed a.s., nje i till quhet Sahab – ose Sahabij. Çdo person i cili ka takuar Profetin a.s. konsiderohet Sahab, dhe kjo eshte e vlefshme per aq kohe qe profeti Muhammed a.s. ka qene gjalle. Po ashtu qe nje person te quhet Sahan duhet te; 1. Te jete musliman 2. Te kete takuar profetin Muhammed a.s. 3. Te jete shoqeruar me Profetin a.s. dhe kjo te ken ndodhur pas shpalljes deri me vdekjen e Profetit a.s. 4. Dhe personi qe quhet Sahab te kete dorezuar shpirtin Allahut xh.sh. si mysliman. Pervec ketyre nje sahab njihet si i till pasi ka shoqeruar profetin dhe kete e din shume njerez (kolektiv), ai ka qene i njohur (meshur) dhe kur nje sahab tjeter deshmon per x person se ka qene sahab psh; deshmon se une (qe eshte sahab) kam hyre sebashku me filanin tek Profeti a.s. etj. Vete sahabet ndohen ne disa kategori; Sahab quhet edhe ai i cili e ka takuar vetem nje here Profetin a.s., p.sh. ka nga ato qe e kan takuar profetin a.s. vetem nje here , dhe ai moment ka qene haxhi i lamtumires. Disa sahabet i kan ndare Sahabet ne pese kategori , disa ne dumbedhjete disa edhe me shume. Marrim pershembull El Hakimi i ka ndare keshtu: Sahab qe e ka takuar Profetin a.s. qe ne fillin ne Meke, Sahabet qe emigruan ne Etiopi, Sahab qe moren pjese ne marvjeshjen e pare ne Meke, ata te marveshjes se dyte , sahab qe me emigrimin e tyre u bashkuan me Muhammedin a.s. para se te hynin ne Medine, Ata qe moren pjese ne luften e Bderit etj. Te gjitha thellimet se kush quhet dhe mund te cilesohet Sahah eshte per faktin qe cdo gje qe thuhet si hadith te dalin nga ato te cilet jane me te devotshmit, te cilet kan karakter te larte, te perpikte, qe kan memorje te forte, qe jane te drejte etj. Pervec sahabeve hadithet u transmetuan edhe nga TabiinetTabiin quhet ai person i cili ka takuar nje ose me shume prej sahabeve. Me pas trasnmetimet e haditheve u ben edhe nga Tabitabiinet etj. Pra ne menyre te perbledhur ata qe kan trasnmetuar hadithet jane hulumtuar per saktesin e hadithit duke bere te qarte se kush eshte personi qe e transmeton hadithin dhe se i ploteson kushtet per te qene pjese e zinxhirit te transmetimit apo jo.

Dallimi i Hadithit nga Sunneti

Siç e permendem me siper Hadithi eshte; Çdo gje qe buron nga i derguari i Allahut Muhammedi a.s. qoft kjo fjale, veper, pelqim, cilesi njerezore, morale, trupore, personale etj. Ndersa me Sunnet kuptohet dicka qe rrjedh, drejtim etj. Shkurtimisht Sunneti permban te gjitha ligjet nga koha e shpalljes deri ne kohen e vdekjes se Profetit Muhammed a.s . Pra Hadithi merret me hulumtimin e Muhammedit a.s. p.sh. si prijes, edukator, keshillues, ndersa Sunneti eshte legjislacion dhe juristet islam (Usulujin) thone se Suneti eshte marr me hulumtimin e Muhammedit a.s. ne kuptimin e ligjevenesit, ai vendosi rregulla te jetes, detyrimet etj. Kuptohet qarte se Hadithi merret me tekstet (pra fjalet etj) te thene nga Profeti a.s. dhe qe jane transmetuar nga sahabet etj, ndersa Sunneti eshte marr me vendimet te cilan kan nxjerr ligje dhe detyrime te ndryshme si psh; Farzi, NafileHarami etj
Ka nga ato dijetar qe i quan te njejte si hadithin po ashtu dhe sunnetit (4), por nese shikohet me kujdes ne fakt kan dallim pasi Hadithi gjithperfshirjes pra perfshin kohe para shpalljes e ne vazhdim. Ndersa Sunneti perfshin kohe nga shpallja deri ne vdekjen e Profetit Muhammed a.s. Perpara se te permend hadithet , llojet, dhe ndarjet e tyre, do permend dy lloj hadithesh te cilat nuk hyne tek ndarjet e hadithit te Profetit Muhammed a.s. pra kemi; Hadithe Nebevij pra te Profetit Muhammed a.s. dhe Hadithe Kudsij pra fjale te ardhur nga Allahu xh.sh.

Dallimi mes Hadithit Nebevij dhe Hadithit Kudsij 

Kumtimet qe ka bere profeti Muhammed a.s. e ka bere ne dy burimi; Shpallje pra me ajetet e zbritura ose me fjale Kudsij. Me fjalen Nebevij kuptojme ato gjera qe kan burim profetin Muhammed a.s. ndersa me fjalen Kudsij kuptohet dicka e paster dhe qe rrjedh nga emri i Allahut El Kuddus d.m.th I paster. Ndersa nga ana terminologjike Hadith Kudsij eshte ajo qe i eshte treguar  Profeti Muhammed a.s. dhe qe eshte fjale e ardhur nga Allahu xh.sh. Pra Kudsij eshte fjala e Allahut xh.sh. por qe nuk eshte ajet Kur’anor porse profeti Muhammed a.s. e ka percjell ate tek njerezit ne menyre korrekte ashtu sic i ka ardhur nga Allahut xh.sh. Ndryshe nga Hadithi Nebevij pra i Profetit Muhammed a.s, Hadithet Kudsije jane shume te paket ne numer. (5) Hadithet Kudsije i jane komunikuar profetit Muhammed a.s. nepermjet meleku Xhebrail a.s e disa here ne forma te tjera. Hadithi Kudsi ndryshon nga aspekti i lartesise me ate te Kur’anit pasi fjalet e Kur’anit qendrojne siper fjaleve te hadithit kudsij. Po ashtu duhet sqaruar se fjalet e haditheve Kudrsije dhe pse jane fjalet te Allahut xh.sh nuk mund te lexohen ne namaze. Ka dallime mes haditheve Kudsij dhe Haditheve te Profetit Muhammed a.s. Nder dallimet eshte zinxhiri i trasmetimeve tek hadithet e Profetit Muhammed a.s ndersa tek hadithi Kudsij jane fjalet direkte te Allahut xh.sh, te thena nga profeti Muhammed a.s. Hadithi Kudsij fillon me fjalen e profetit Muhammed a.s. qe thote se Allahu xh.sh. ka thene…ndersa menyra tjeter eshte se hadithi Kudsij fillon; Allahu xh.sh. ka thene. Hadithet Kudsije permendin ceshtje si psh; kryerja e sakte e obligimeve fetare, rritjen e shkalles se moralit te larte etj.

Konstrukti i Hadithit

Hadithi ka dy pjese kryesore; Sened (lidhja e zinxhirit) dhe Metni (tekst, dicka qe duket etj). Ne askpektin leksikor do te thote; mbeshtetes, baze ndersa si perkufizim do te thote: “Lidhja zinxhirore e trasmetueseve i cili te dergon tek teksti,” Pershembull kemi kete zinxhire; Buhari ku prej Muhammed bin el Muthena, ky prej Abdul Vehab eth Thekafij, ky prej Ejubit, e ky prej Ebi kalabe dhe ky prej Enesit r.a. ky zinxhir quhet Sened. (6) Fjala Metn kuptohet me tekst apo nga aspekti leksikor kuptojme dicka e ngritur, apo e dukshme. Ndersa ne kuptimin terminologjik do te thote tekst, pra aty ky perfundon senedi pra zinxhiri. Pra me Metn ka per qellim tekstin e fjales.  

Ndarja e Haditheve

Eshte teme e gjere per te folur per ndarjen e haditheve, por shkurtimisht ne menyre te permbledhur po permend disa ndarje te haditheve. 

– Hadithi Sahih 

Hadith Sahih do te thote Hadithe autentik. Pra ka sened pa shkeputje qe eshte thene nga transmetues i perpikte, e ky e ka marre po ashtu nga nje trasmetues i drejte dhe vazhdon keshtu deri tek burimi qe eshte Profeti Muhammed a.s. Shkurtimisht Hadithi Sahih ka kusht;  Te kete vargun e zinzhirit te pa shkeputur, Transmetuesi te jete i perpikte, i drejte, trasmetuesi te kete memorje te forte pra i perpikte dhe te jete i paster nga mangesit qe nuk dihen apo mangesit e fshehta psh  ka gabuar kur ka degjuar nje shprehje e nga kjo duke e zevendesuar me nje shprehje tjeter. (7) 

-Hadithi Hasen

Hadith Hasen do te thote i mesem. I mesem pasi nje transmetues pavarsisht se kalon kriteret per hadithet nuk eshte i shkalles se larte pasi psh nuk ka i perpikte, kjo psh mund te vij per shkak te momorjes jo te forte. Per takufizuar Hadithin Hasem themi se: “Hadithi hasen ka zinxhirin pa shkeputje, i transmetuar nga trasmetues te drejte por me perpikmeri jo te plote (kjo sic thash per shkak te memorjes jo te forte), dhe ky e merr nga trasmetues te te njejtin nivel pa qen ne kundershtim te hadithit me te forte se sa ai dhe as me zevendesim shprehjesh.” Keto hadithe jane mes Hadithit Sahih dhe Hadithit Daif. Ky lloj hadithi eshte i pranuar dhe veprohet me te. (8) Vete hadithi Hasen ndohet ne ; Hadith i mesem ne veten e tij dhe Hadith i mesem nga te tjeret. (9)

-Hadithi Daif 

Hadith Daif do te thote Hadith i Dobet. Qe nje hadith te quhet i dobet duhet qe ai te ket humbur nje ose me shume kritere te hadithit te mesem (Hasen) ose autentik (Sahih). Po ashtu me hadithet e dobeta kuptohet ai hadith qe ka difket apo shkepute te zinxhirit (ne 1 , 2 a me shume) ose mund te kete mangesi ne aspektin e perpikmerise. Ndryshe nga dy te paret (pra Sahih dhe Hasen) Hadithi Daif ka ndarje te shumta te cilat burojne nga; a). Per shkak te mangesis se nje transmetuesi apo me teper ne zinxhirin e transmetimit. Shkeputja e zinxhirit te transmetimit dallohet pasi ai eshte i dukshem si shkeputje (Vedihun xhelije) dhe b). I dobet per shkaqe te pashpjegueshme, mister.(Hafije) Ne rastin e pare trasmetuesi nuk sqaron takimin apo komunikimin e transmetuesit kjo per shkak qe nuk kan jetuar te njejten kohe, ose kane jetuar ne te njejten kohe por nuk jane takuar ndonje here, nje i till nuk mund te kete transmetim te hadithit. Prandaj dijetaret kan thene se eshte kushte qe te dihet jeta e trasnmetuesit, si psh; ku ka jetuar, ne cfare kohe, ku ka marr dijet etj.(10)

-Hadithi Vedu

Fjala Vedu do te thote shpifje, pra kemi te bejme Hadith i cili eshte shpifje. Ne aspektin leksikor (gjuhesor) Vedu do te thote; sajim, shpifje ndersa ne aspektin terminologjik do te thote; shpifje, genjeshtra. Te paret qe filluan me hadithe e sajuara ishin çifutet dhe personat dyfytyresh (munafik) te cilet qen grupi kryesi i perçarjeve ne Medine. Kujtojme ketu perçarjen e madhe qe krijuan mes sundimit te Aliut r.a. dhe sundimit te Muaviut ne Damask (Sham).(11) Per ato qe shpifin, sajojne Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Kush genjen kuder meje qellimisht, le te pergatis nje vend ne zjarr (nje ulsese prej zjarri.” (Buhari)

-Hadithi Merfu

Merfu do te thote “I ngritur”. Pra eshte bashkangjitja e hadithit me Profetin Muhammed a.s. Kyt hadith mund te jete sahih (autentik) por mund te jete edhe i dobet (daif). Ne kete hadith mund te kete shkeputje zinxhiri i transmetimit, mund te bie nje sahab apo tabiin. Me bashkangjitje te haditheve te Profetit Muhammed a.s. kuptojne theniet, miratimet, pelqimet apo cilesit e Profetit Muhammed a.s. Hadithi Merfu ndahet ne; El Merfuus Sarihu dmth; Hadith i ngritur , i qarte psh; Kur hadithi thote: “Na ka urdheruar apo na ka ndaluar.” dhe El merfuul hukmii d.m.th; Hadith i ngritur per menyren e trajtimit psh. ketu ka te bej me ilustrimet , apo veprimet e sahabit i cili ia bashkangjet keto Profetit a.s. por veprimet e tij jane ne perputhje me rregullat e islamit. (12)

-Hadithi El Mevkuf

Jane cdo hadith apo veper qe i bashkangjitet sahabit. Disa thone se perfshihen theniet , veprat e sahabit si hadithe kjo pasi konsiderohet shoqerimi qe ka pas me Profetin Muhammed a.s.  Pershembull theniet apo veprat e sahabeve jane perfshire ne koleksionet e haditheve dhe dijetaret kan argumentuar nepermjet tyre.

-Hadithi El Maktu

Ka te bej me cdo thenie apo veper qe i bashkangjitet tabiineve.

-Hadithi Mutevatir dhe Ehad

Me Mutevatir kuptojme “Kolektiv” ndersa me Ahad kuptojme “Indivudal”  Nese do flasim nga ana gjuhesore Mutevatir do te thote pasim i njeri-tjeterit ndersa ne aspektin terminologjik do te thote: Hadith qe e trasmeton nje numer i madh (kolektiv) transmetuesish.” Numri i madh pra kelektiv i transmetuesve e ka te pamundur qe te bien dakort per te shpifur. (13) Hadithi Mutevatir ndahet ne; Elmutevatirul lefdhije dm.th; “kolektiv tekstual”, El mutevatirul meaneviju d.m.th; “Kolektiv kuptimor”
Hadithi Mutevatir tregon argumentim tre prere dhe se veprimi me te eshte i domosdoshem. Hadithi Ehad pra individual ka te bej me nje, pra tek. Ne aspektin gjuhesor do te thote qe lajmin e ka vetem nje individ. Ndersa ne aspektin terminologjik do te thote se nuk eshte kolektiv. (14) Shumica e dijetareve thone se eshte detyrim veprimi me hadithin ehad. Ndersa disa dijetar te tjere e kan kushtezuar veprimin me hadithin ehad.(15)

-Hadithi delikat “Mushkil”

Jane ato hadithe te cilat kundershtojne apo jane kontraves psh ; ndotja e ujit kjo duke u bazuar ne hadithet qe flasin per kete teme. Psh; Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Vertet uji eshte i paster, asnje nuk e ndot.”(Ahmedi, Ebu Davudi) nga ana tjeter kemi perseri nje hadith qe flet per po te njejten tem qe thote: “Po qe se uji arrin sasin e 500 litrave, ai nuk ndotet.“(Et Termidhi)

-Hadithet En nes hu

Me hadithet En nes hu kuptojme me fshqirjes. Fshirja apo heqja e nje hadithi eshte renditur nga dijetaret si nje nga misionet me te veshtira. Dijetaret e kan quajtur shkenc ne vete ceshtjen e fshirjes se hadithit , shkence e cila u quajt “Enes hu fil hadithi” apo “Nesihul hadithi ve mensukhuhu” Me gjithate me En Nes Hu kuptohet edhe shfuqizim, pra shfuqizimi i x hadithi. Hadithi En Nes Hu jane te gjitha ato hadithe ku me nje argument qe vjen nga  legjislacioni islam (qe buron nga Kur’ani dhe Suneti) fshihet. Pervec kesaj Hadithi En Nes Hu ka per qellim hulumtimin dhe rregullimin e te gjitha atyre haditheve te cilat jane kontraves dhe se bashkeqendrimi i tyre apo harmonizimi i tyre eshte i pamundur per shkak te qendrimeve te ndryshme. Shpallja e nje hadithi En nes hu eshte teper e veshtir, dhe se kete nuk mund ta bej cdo kush, pasi personi qe ka mundesi ta bej eshte ai i cili ka dije te larta, qe njeh me perpikmeri trashmetuesit, njohja e me perpikmeri te haditheve, kohes se kur jane thene, nen cfare rrethanash jane thene etj. Hadithi En Nes hu merret me ndonje vendim, ligji dispozite e shkruar dhe qe ka dal nga hadithi apo sunneti, por kursesi nga Kur’ani, pra Hadithi En Nes hu nuk perfshin Kur’anin. Qe te fshish apo pezullosh nje hadith duhet te plotesohen disa kushte si p.sh; Duhet ndjekur rregullat qe perdoren per fshirjen, Qe vendimi i fshirje te jete ne perputhje me Kur’anin , Sunnetit pra qe mos te kete kundervenje, qe fshirja te jete i bazuar ne argumenta (ligje) dhe jo ne baze llogjike etj. Duhet sqaruar se jo cdo hadith mund te jete pjese e Hadithit En nes hu p.sh. Hadithi En Nes Hu nuk merret me ceshtjet e akides, bazat e islamit, imanit etj, pra Hadithi En Nes Hu merret psh me rastin kur Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Mos i vizitoni varrezat” ndersa me vone e ka hedhur poshte kete duke thene: “Ju kam pas ndaluar qe te vizitoni varrezat, por tani ju kam lejuar viziten, vizitojeni ato.” (Muslimi), Pra nje hadith e fshin nje hadith te me parshem por ne rastin konkret kjo lloj fshirje nuk prek ata fjale apo ajete qe burojne nga Kur’ani. Po ashtu dijetaret duhet te bine ne dakortesi per nje Hadith En Nes Hu me argumentin se njeri prej dy argumenteve te paraqytura nga x hadith e fshin tjetrin duke percaktuar se cili prej tyre eshte hadithi i fundit i cili e fshin hadithin e me hershem.

Kuptohet se shkenca e hadithit , ashtu sikurse Tefsiri etj jane shkenca te cilat nuk mund te trajtohen kurresesi ne nje shkrim, por nepermjet ketij shkrimi permbledhes kam dashur qe ti jap lexuesit dhe besimtareve nje pasqyre te pergjithshme mbi menyren se si eshte ruajtuar, transmetuar dhe renditur hadithi. 

Pergatiti: Gezim KOPANI

___________
1. Ketu behet fjale lajme te shkurta apo te gjate dhe nuk eshte fjala per lajmet sic jane ato te diteve te sotme ne te cilat ka lajme te verteta dhe te paverteta. Pasi El Haber del nga En nebu d.m.th lajm i cili vjen si rezultat i te folurit. Pra eshte sinjalizues qofte kjo per veprim apo mos veprim. Prandaj kur hadithi perdoret per MerfuMevkuf dhe Maktu perfshin ato lajme qe vin nga Profeti Muhammed a.s., nga sahabet (shoket e Pejgamberit a.s.) dhe nga pasardhesit Tabiinet. Prandaj kjo dije quhet El Hadithu ndersa ato qe merren me lajme, ngjarje, histori etj quhen El ihbarij , hitorian.
2. Çdo gje e cila buron nga Pejgamberi a.s., dijetaret e kan ndar ne; 1. Teorike (Kuvliju), 2. Praktike Fialiju), 3. Miratim (takririju) 4. Morale dhe Fizike (el sifatul hulukije , sifatul hilkijetu)
3. Transmetimet qe vijne nga Sahabet dhe Tabiinet qihet El Ether. Ne aspektin leksikor do te thote “Bakijetush sheji” d.m.th dicka e mbetur, gjurme etj. Ndersa ne aspektin terminoligjik do te thote: Eshte trasnmetimi qe del nga sahabet dhe tabiinet. Ndersa ai qe vjen direkt nga Profeti Muhammed a.s. eshte konsideruar si Haber (dicka) e re e thene ka personi adekuat. Mendimet per termin El Ether apo Haber jane te shumta psh Bejhakiu thote se El Ether eshte “Maanis suneni vel ether” etj.
4. Qendrim i Imam Malikut 
5. Dijetari Muhammed El Medenij ne librin “El itihafat es Sunije fil Ehadith El Kudsije” ka shkruar 863 hadithe Kudsij. Ndersa  Qendra islame ne Kajrao ka botuar vite me pare librin e njohur dy vellimesh me titull: “El Hadith El Kudsije“. Ky liber permend 400 hadithe Kudsij.
6. Profeti Muhammed a.s. nuk eshte pjese e Senedit pasi ai eshte burimi dhe jo transmetuesi.
7. Per shkak te perpikmeris se haditheve qe ka , librat e imam Buhari jane quajtur Sahihul Buhari. Nder libra e njohur te imam Buhari jane; “Fet-hul Bari” i cili ka 13 vellime qe fillon me fjalen mahnitese e cila eshte shpjeguese , udhezim etj te quajtur “Hedjus Sarije“.  Pas imam Buhari per shkak te saktesis se tij vjen imam Muslimi 
8. I pari qe ka ndar hadithe ne: Hadith Sahih, Hasen dhe Daif eshte Ebu Isa Et Termidhij. Ai kete e ka pasqyruar tek libri itij me tirull: El Hasen.
9. Siç e kam permendur me siper, me hadithin Hasen eshte marr dijetari Et Termidhi i cili ka bere studimet te shumta, por shume dijetar Hadithin Hasen e kan renditur ne hadithin autetik si psh; El HakimiIbn Hibani etj. Ato qe jane marr me koleksionimin e haditheve te Profetitit Muhammed a.s. quhen Sune. Kur permendin Hadithin Hasen kujtohen menjehere kater koleksionistet me te njohurte tyre; Sunenu Et TermidhiutEbu DavudiNesaiu, dhe Ibn Maxhe.
10. Ne kete grup pra ne Velihun xhelije bejne pjese; Hadithi El Mualek (hadith i varur), Mursel (hadith i tejkaluar), Munkati (Hadith i keputur), Mudal (hadith i asgjesuar), Mudeles (Hadith mister), El Mudtarib (Hadith i kontestuar), Esh Shadh (Hadith i pafavorizuar), El Munker (Hadith i papranuar), El Mudrexh (Hadith i nderhyre, pra nderhyrje ne hadith), El Maklub (Hadith i ndryshuar), El Muda’af (hadith i plagosur, per kete dijetaret nuk jane unik ne dobesin e tij), El Mualel (hadith te meta te fsheta).
11. Hadithet Daif u shfaqen si rezultat e grupacioneve politike me qellim marrjen e pushtetit. Shpifja fillon per here te pare ne kohen e sundimit te Othmanit r.a., me pas sic e permenda me siper ne kohen e sundimit te Aliut r.a. dhe Muaviut, me pas u shfaqen Havarixhet te cilet ishte pakunkurueshme sa i takoj haditheve te sajuara.
12. Pervec ndarjeve qe permenda me siper Hadithi Merfu ndahet edhe ne: El Merfus sarih (i qarte), El Merfuus fiali (i ngritur per nga veprimi), El Merfuul vesfi (i ngritur per nga cilesia) , I ngritur per na thenia e sahabit, I ngritur per nga pelqimi, I ngritur per nga ana e tratimit.
13. Hadithi Mutevatir ka disa kushte te cilat jane: Te transmetohet nga nje numer i madh transmetuesish pra Mutevatir, numri te jete i qarte ne te gjitha gjeneratet e zinxhirit, te jete e pamundur dakortesia per shpifje, te jete dicka per gjera e ndjeshme qe shikohen dhe degjohen.
14. Vete Hadithi Ahad ndahet ne; El Garib (i vetmuar) i cili ka dy nendarje 1.El garibu el mutlak dmth “vetmim i pergjithshem”psh bie ne nje pjse te zinxhirit, pra aty ku permendet nje sahab 2. El garibu en nisbij d.m.th: “vetmi ne nje pjese”psh eshte ajo pjese e zinxhirit e cila bie por jo ne pjesen tjeter, El Aziz (i perferuar,pelqyer), El Mesh hur (i njohur, i afirmuar)