“Dhe me atë që të ka dhënë Allahu, kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangu atë që të takon nga kjo botë, dhe bën mirë ashtu siç të ka bërë Allahu ty, e mos bën të këqija në tokë, se Allahu nuk i do çrregulluesit..” (El-Kasas, 77)
Në këtë ajet të sures El-Kasas janë përmendur katër detyrime të atyre që Allahu u ka dhënë pasuri:
– Mundohu që të fitosh Botën Tjetër me atë që Allahu të ka dhënë;
– Mos e harro pjesën tënde në këtë botë;
– Bëju mirë tjerëve, ashtu sic Allahu të nderuar ty me të mira;
– Mos bëj zullum (çrregullim) në Tokë.
mesazhe kuranore
A. D. Islampress