Përkëdhelja e nënës ia normalizon foshnjës rrahjet e zemrës

801

Përkëdheljet e nënës ndikon në normalizimin e rrahjeve të zemrës tek fëmija që e sjell në jetë.

Është instiktive që nëna të jetë sa më pranë foshnjës, ta mbrojë, t’i ofrojë ngrohtësi, por studiuesit kanë edhe një shpjegim më të detajuar ndaj këtij akti. Kanë qenë kërkuesit gjermanë të cilët janë marrë me raportin ndërmjet nënës dhe foshnjës, ndërsa konkluzionet kanë qenë ato të pritshmet.
Bazuar në një studim gjerman të drejtuar nga Merle Fairhurst dhe Max Planck Institute for Human Cognitive, Brain Sciences në Leipzig, përkëdheljet ndikojmë për të ngadalësuar rrahjet e zemrës tek fëmija, duke i normalizuar ato.
Studiuesit matën reagimin e përkëdheljeve të nënës te një grup të sapolindurish. Pas këtij procesi është vënë re se fëmijët bëheshin më të ndjeshëm ndaj ledhatimeve të nënës dhe zemra e tyre niste të rrihte më normalisht. Si rrjedhojë, ndikimi ishte pozitiv në shëndetin e foshnjës./islamgjakova/