“…dhe përmendeni shumë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni..” (El-Džumu’a, 10).
Dhikri është fara e xhenetit, malli i robit të varfër që nuk ka pasuri për të ndarë, andaj Allahu i Madhërishëm dhikrin e bëri zëvendësim të pasurisë që do ta ndante.
Dhikri sjell kënaqësinë e Zotit, largon shejtanin, brengat dhe pikëllimin, sjell nafakën, hap rrugët e njohjes, pengon gjuhën nga fjalët e kota.
Pasoja ë lënies së përmendjes së Zotit (dhikrit) është ngurtësimi i zemrës.
mesazhe kuranore
A. D. Islampress