A doni jetë të bukur në këtë botë? Meditoni për këtë ajet kuranor!

690

Nëse dëshironi një jetë të bukur në dunja dhe shpërblime të mëdha në Botën Tjetër mediton mbi këtë ajet kuranor:

“Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë..” (En-Nahl, 97)

Ky është një premtim i Zotit të Madhërishëm për cilindo që bën vepra të mira dhe këtë e bën për hir të Allahut. Andaj, nëse duam të kemi një jetë të lumtur në këtë botë dhe të marrim shpërblimet e bollshme të Zotit në Botën Tjetër, ky mesazh kuranor  le të jetë moto e jetës sonë.

Mesazhe kuranore

A. D. Islampress