Ashtu siç duam veshjet e bukura të mundohemi që edhe zemrat ti kemi të tilla

468

Kur dalim në mesin e popullit, mundohemi që teshat dhe dukja të jetë e bukur dhe elegante. Gjithsesi, kështu edhe duhet të jetë, veshja e bukur dhe elegante është pasqyrim i bukurisë së Islamit.

Mirëpo, vallë, a mundohemi,  që kur dalim në mesin e njerëzve  zemrat tona  të jenë të pastra. A mundohemi që mos urrejmë askënd, mos xhelozojmë, mos tallemi dhe nënçmojmë askënd. Shumë më  bukur do të ishte që zemrat ti kishim më të bukura dhe më të rregulluara se teshat.

Sa e sa njerëz ka që nuk kanë tesha të bukura, por me sjelljen dhe pastërtinë e zemrës të mahnitin.

Islami një kujdes të veçantë i kushton pastrimit të zemrës. Për këtë i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Allahu nuk shikon në trupat dhe pamjen tuaj fizike, por shikon në zemrat tuaja.” (Muslimi)

Përktheu: A. D. Islampress