Kurani është dritë, ndërsa ne dëshirojmë të jemi afër tij

382

Nëpërmjet leximit të Kuranit ne mbajmë lidhjen me Krijuesin tonë. Kurani është gjëja më e rëndësishme në jetën e besimtarit.

Disa orientalist u munduan të futin një far dyshimi kur është në pyetje besimi dhe kuptimi i Kuranit, mirëpo nuk patën sukses. Fjala e Allahut e shpallur në Kuran është e vërtetë, ndërsa muslimanit i është lejuar kuptimi dhe interpretimi i tij.

Është e nevojshme që njeriu të jetë i vetëdijshëm që mendja nuk është e mjaftueshme për ta kuptuar jetën dhe është e domosdoshme që Allahu nëpërmjet Kuranit të zbulojë fshehtësitë e jetës. Duhet të kuptojmë se mendja jonë është e kufizuar dhe disa gjëra, siç është dija për Allahun, mund ti fitojmë vetëm nëpërmjet shpalljes dhe asaj që Vet Allahu e thotë për Veten e Tij.

Elementi i tretë që është i rëndësishëm ta përmendim është fakti se Kurani është i shpallur në Ramazan nga ku del edhe lidhja e fortë dhe e thellë e agjëruesit me Kuranin.

“Nëpërmjet leximit të Kuranit bëjmë një bisedë me Krijuesin tonë, dhe në një mënyrë të veçantë e përjetojmë dimensionin shpirtërorë të agjërimit. Kurani është lajmi i gëzueshëm, mirëpo edhe përgjegjësi e madhe. Gjithashtu, Kurani është dritë dhe ne duam të jemi afër tij, pra të jemi afër Allahut të Madhërishëm.

Dr. Tarik Ramadan

Përshtati A. D. Islampress