Nobelistja Malala, apel liderëve botërorë për Kashmirin: dëgjojeni zërin e atjeshëm

642

Fituesja e Nobelit për Paqen, Malala Yousafzai, u ka bërë thirrje udhëheqësve botërorë, të cilët do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, për t’i ndihmuar fëmijët e shkollave në Jammu e Kashmir të kontrolluara nga indianët, që të kthehen të sigurtë aty.

“Unë jam jashtëzakonisht i shqetësuar për raportet se 4,000 persona, përfshirë fëmijë, janë arrestuar dhe burgosur në mënyrë arbitrare, si dhe për nxënësit që po nuk mund të ndjekin shkollën për më shumë se 40 ditë, po ashtu për vajzat që kanë frikë të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha Yousafzai.

“Unë kërkoj nga udhëheqësit botërorë që të punojnë për paqen në Kashmir, të dëgjojnë zërat e Kashmirit dhe të ndihmojnë që fëmijët të kthehen të sigurt në shkollë”, shtoi ajo.

Duke shprehur shqetësimin për gjendjen e përkeqësuar në Jammunë dhe Kashmirin me shumicë muslimane, pas vendimit të New Delhi për të hequr statusin e veçantë në rajon, Yousafzai tregoi historinë e tre vajzave kashmirase  me të cilat ajo foli javën e kaluar.

– “E vetmja që mund të dëgjonjmë janë hapat e trupave jashtë dritareve tona. Është me të vërtetë e frikshme”.

– “Ndihem e dëshpëruar sepse nuk mund të shkoj në shkollë”.

– “Unë ëndërroj shumë ditën kur Kashmiri do të çlirohet nga mjerimi që po kalon për dekada”.

Më 5 gusht, India vendosi të shfuqizojë nenin 370 të Kushtetutës, i cili rregullonte statusin e veçantë të Jammu dhe Kashmir, duke çuar në rritje të tensioneve në zonë.

Që nga ajo kohë, rajonet janë përballur me një bllokadë komunikimi. /tesheshi.com/