PKK vazhdon të jetë grupi i favorizuar terrorist i Evropës

Pavarësisht se PKK gjendet në listën terroriste në BE, PKK-ja me lehtësi mban evenimente në Evropë, madje posedon edhe kampe trajnimi në Alpe.

633

Ndërsa BE vazhdon t’i kundërshtojë përpjekjet e kundërterrorit të Turqisë në veri të Sirisë, institucionet e bllokut dhe vendet anëtare vazhdojnë t’i strehojnë anëtarët e PKK, pavarësisht se janë në listat terroriste në BE.

Terroristët më të kërkuar të PKK shpesh janë pjesëmarrës në ngjarjet e Parlamentit Evropian.

Më 2015, Europoli njoftoi ekzistencën e kampeve për trajnim në Belgjikë, sikur edhe në kodrinat e Alpeve zvicërane në vitin 2017.

Sipas qeverisë gjermane, qindra kurd janë larguar nga shteti me qëllim që t’i bashkëngjiten grupeve PKK apo YPG.

Terroristët e PKK në Britaninë e Madhe operojnë si një grup i organizuar kriminal, duke kryer krime siç janë trafiku i drogës dhe i njerëzve.

Greqia dhe administrata qipriote greke janë të njohur si përkrahës të haptë të PKK. PKK posedon zyrat në Greqi dhe kampi për refugjatë në Lavrion, në juglindje të Greqisë vazhdon ta kontrollojë atë.

Holanda, Norvegjia, Suedia, Danimarka dhe Austria gjithashtu janë në mesin e shteteve ku PKK mund t’i zhvillojë aktivitetet e saj pa pasoja serioze.

Toleranca e Evropës, dhe herë pas here mbështetja ndaj PKK është kritikuar ashpër nga Turqia, e cila e akuzon Evropën se i injoron shqetësimet e saj të sigurisë.

Ankaraja akuzon Evropën se nuk është e sinqertë në luftën kundër-terrorizmit, për shkak të kritikave të saj për luftën e Turqisë kundër PKK.

Turqia më 9 tetor e nisi Operacionin Pranvera e Paqes për të siguruar kufijtë e saj duke i eliminuar grupet terroriste dhe për të siguruar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja dëshiron ta pastrojë Sirinë veriore në lindje të Eufratit nga PKK-ja terroriste dhe degëzimin e tyre sirian, PYD / YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK – që njihet si një organizatë terroriste nga Turqia, SH.B.A. dhe Bashkimi Evropian – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40,000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Fatih Hafiz Mehmet, Ankara
Burimi: Anadolu Agency (Verzioni anglisht)

[Islampress.ch]