Sa bukur është ta gëzosh bashkëshortin (bashkëshorten) tënd

1391

Të gjitha gjërat e përmendura nuk është se do të na lodhin shumë, e as që kërkojnë shumë kohë. Prapëseprapë, shumica hezitojnë nga këto gjeste të vogla, ndonjëherë edhe me qëllim.

Një mënyrë për ta gëzuar bashkëshortin është kur ai të gjendet në telashe, apo është i shqetësuar t’i thoni: “Mos u shqetëso, gjithçka do të shkojë mirë”. Me kësi fjalë jo që do ta largoni problemin menjëherë, por kështu i ofroni një ndjenjë afërsie dhe mbështetje se nuk është i vetëm dhe kështu mund ta gëzoni.

Gjithashtu, që bashkëshortët ta gëzojnë njëri-tjetrin, mund të ndihmohen në obligimet e përditshme nga të cilat lodhen. Për shembull, bashkëshorti mund ta ndihmojë gruan e tij nëse i hekuros teshat e veta kur ajo është e angazhuar me diçka tjetër, apo ta vejë në gjumë fëmijën e vogël duke i thënë asaj: “Ti çlodhu pak”.

Të gjitha të përmendurat nuk janë diçka që do të na lodhin shumë apo që kërkojnë shumë kohë. Megjithatë, ato gjeste të vogla ndihmojnë shumë në jetën dinamike të cilën e jetojmë.

Nuk duhet menduar në këtë drejtim: “Unë edhe ashtu shumë lodhem dhe angazhohem për këtë bashkëshortësi”. Por duhet  lënë anash këto mendime dhe të mundohesh ta gëzosh bashkëshorten. Këto sjellje me kalimin e kohës do ta gëzojnë zemrën e saj dhe do të jenë shkak për arritjen e kënaqësisë së Allahut.

I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Pas kryerjes së ibadeteve farz, Allahu më të dashur e ka veprën kur e gëzojmë një vëlla musliman.”

Nëse veproni në drejtim të termeve “dashuri” dhe “gëzim” nën hijen e hadithit të përmendur, do të vëreni ecurinë dhe zbukurimin e jetës bashkëshortore.

Autor: Fahrudin Vojić
Përshtati: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]