Kryevepra e Mimar Sinanit: Për çdo vit miliona turistë e vizitojnë Xhaminë Selimije

1375

Xhamia Selimije në qytetin e Edrenesë në Turqi, për çdo vit vizitohet nga miliona turistë. Vetëm gjatë vitit të kaluar këtë xhami të bukur e cila konsiderohet kryevepër, e kanë vizituar rreth tre milionë turistë nga e gjithë bota, raporton Anadolu Agency (AA).

Xhamia, që paraqet kulmin e arkitekturës turko-islame, gjendet në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Çdo vit, numri i vizitorëve të saj po rritet, kështu që në vitin 2017, xhamia u vizitua nga dy milion turistë, 2.5 milion vitin vijues ndërsa gjatë vitit 2019 e vizituan tre milion.

Duke folur për Anadolu Agency, (AA), Emrullah Uzum, Myftiu i Edrenesë, theksoi se gjithnjë e më shumë njerëz po vijnë në xhami si pjesë e vizitave të organizuara por edhe për ta kryer namazin, duke e bërë Edrenenë qytet të rëndësishëm turistik në Turqi.

“Xhamia Selimije vizitohet nga të gjitha viset e Turqisë dhe vendeve të tjera, veçanërisht nga Ballkani. Të gjithë ata që vijnë këtu thonë se u pëlqen shumë xhamia dhe se ndjehen të mrekullueshëm në këtë xhami dhe se do ta vizitojnë përsëri. Gjithashtu duhet theksuar se gjithnjë e më shumë vizitorë vijnë nga vendet e Ballkanit”, tha Uzum.

Bulent Bacioglu, kryetar i Agjencisë të Promovimit të Turizmit në Edrene, tha se ekzistojnë vizita të organizuara që e vizitojnë qytetin e Edrenesë dhe xhamisë Selimije, duke i theksuar disa vende të Ballkanit siç janë  Rumania, Serbia, Bullgaria, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina si dhe Maqedonia e Veriut.

Bacioglu tha: “Ata që vijnë në vizitë, si pjesë të qëndrimeve e kalojnë natën në qytetin tonë, pastaj ata vazhdojnë t’i vizitojnë qytetet e tjera turke. Xhamia Selimije vizitohet nga turistë nga e gjithë bota, madje edhe nga Lindja e Largët, Japonia, Kina dhe Koreja”..

Ahmet Demirel, i cili erdhi nga Ankaraja për ta vizituar Selimijen, tha se e kishte planifikuar prej kohësh këtë vizitë.

“Me të vërtetë është ashtu siç e imagjinoja. Ngrohtësisht ua rekomandoj të gjithëve ta vizitojnë dhe të shohin këtë xhami të bukur, theksoi Demireli.

Ahmet Bilal Balibey nga Stambolli është një vizitorët e shumtë që e kishte vizituar xhaminë me babanë ndërsa kishte qenë fëmijë dhe kësaj here ai kishte ardhur me gruan e tij.

Balibey tha: “Jam i lumtur që përsëri e shoh xhaminë, e cila është një kryevepër e vërtetë e ndërtuesit të famshëm osman Mimar Sinan. Veçanërisht është kënaqësi ta kryesh namazin në këtë xhami”.

Xhamia Selimije u ndërtua në periudhën mes viteve 1568-1574, në kohën e Sulltani Selimit II, ndërsa konsiderohet si kryevepër e arkitektit më të famshëm, Mimar Sinanit (1489-1588).

Burimi: Akos.ba
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]