Mënyrë e lehtë që të ndryshohemi

1348

Para shumë viteve jetonte një mbret i cili kishte një mbretëri shumë të madhe. Edhe pse kishte pasuri të madhe, nuk kishte qetësi në zemër. Për këtë arsye vendos që të bëhët mysliman i mirë. Kishte dëgjuar se ekzistonte një njeri shumë i devotshëm që jetonte në një pyll të pashkelur dhe se shumë njerëz shkonin te ai për këshillë. Dhe mbreti vendosi që ta vizitonte, në mënyrë që njeriu i devotshëm ta këshillonte. Kur mbërrin te njeriu i devotshëm, e pyeti: “Si mund të bëhëm i devotshëm sikurse ti?” Njeriu i devotshëm i përgjigjet që ta përkujtojë vdekjen 40 herë gjatë 40 ditëve. Mbreti mendoi se kjo është shumë lehtë, andaj e falënderoi dhe u kthye në pallatin e tij. Gjatë atyre 40 ditëve, vdekjen e përkujtoi 40 herë, por kurrfarë ndryshimi nuk ndodhi në jetën e tij. Ishte i njëjti si më parë.

Mbreti u hidhërua dhe e ftoi njeriun e devotshëm para gjyqit. I thotë se je gënjeshtar dhe se duhet mbytur para se t’i mashtrojë edhe njerëzit tjerë. Vendosin që të ia presin kokën ditën tjetër. Mirëpo, njeriu i devotshëm e kishte një lutje. Pyeti a ka mundësi të bëhet mbret vetëm për një ditë. Premtoi se pasi të bëhet mbret, nuk do ta mbysë ish mbretin e as nuk do t’i bëjë keq në asnjë mënyrë. Mbreti i tashëm e pranoi idenë dhe e bëri njeriun e devotshëm mbret vetëm për një ditë. Sapo u bë mbret njeriu i devotshëm, shkoi në treg dhe e pa një njeri duke shitur kikiriki. U tha ushtarëve që ta kapin atë njeri dhe t’ia sjellin në pallatin e tij. Kështu shitësi i kikirikëve qitet para gjyqit. Njeriu i devotshëm i thotë se nesër do ta mbysin. Shitësi i kikirikëve u tmerrua dhe e lëshoi krejt sasinë e kikirikëve. Filloi të qajë dhe të pyes se ç’kishte bërë. Mirëpo, njeriu i devotshëm i thotë se nesër do ta mbysin dhe e mbylli në burg atë ditë.

Tash, pasiqë shitësi i kikirikëve e di se do të vdesë, i harron të gjitha të tjerat dhe fillon të kërkojë falje nga Allahu. Fillon të falet dhe ta përkujtojë Allahun (dhikr). Njeriu i devotshëm atëherë urdhëron që prostituta më e bukur në qytet të sillet dhe të vendoset në burg me shitësin e kikirikëve. Kur e sjellin në burg, e pyet shitësin që të bëjë dashuri me të. Pastaj njeriu i devotshëm e sjell ish mbretin dhe e fton që të vështrojë. Shitësi i kikirikëve fillon t’i bërtas gruas duke kërkuar të largohet sepse ai nesër do të vdesë dhe veprat e tij të këqia sigurisht do t’i shkaktojnë probleme tek Allahu xh.sh. Atëherë njeriu i devotshëm e pyet ish mbretin se a po kupton se çka po ndodh. Njeriu i devotshëm ia shpjegon se kur njëmend e di se do të vdesësh, atëherë me siguri do t’u largohesh të gjitha veprave të këqia dhe do t’i kushtohesh përkushtimit ndaj Allahut xh.sh. Kështu që përkujtimi i vdekjes vetëm një herë, por si duhet, është i mjaftueshëm ta ndryshojë jetën e qenies njerëzore. Natyrisht, shitësi i kikirikëve pas kësaj u lirua.