Disa gabime të zakonshme në lidhje me Istiharen

3267

Namazi i istihares është një nga shumë mirësitë e Allahut, ndihmë me të cilën forcojmë besimin në Të dhe marrim vendimet e rëndësishme jetësore. Për fat të keq një mirësi e tillë, ngel e pa shfrytëzuar, sepse rëndësia e saj është e kuptuar gabimisht.

Lëshimi i parë

Është mendim i njohur se istiharja është ilaç vetëm se kur jemi në dilemë në mes dy opcioneve (në hamendje), gjë kjo që buron nga fakti se fjala “istihare” tekstualisht do të thotë “kërkimi i këshillës nga ndonjë person tjetër”.
Megjithatë i Dërguari s.a.v.s. na ka këshilluar që të falim istiharen çdo herë që kemi nevojë, apo kur fillojmë me ndonjë punë. Ai ka thënë: “Kur dikush nga ju nuk mund të vendos çka të veproj, le të merr abdest dhe le të fal dy reqatë namaz nafile.” Pra, ai s.a.v.s. nuk ka thënë: “Kur të jeni në dilemë apo në mes dy opcioneve…”

Pra, namazi i istihares, është për ato situata kur jemi në mendime për një vendim i cili do të ndikoj në zhvillimin e ngjarjes në të ardhmen, d.m.th. fjala është edhe për situata pa alternativë, ku gjithmonë përpara vetes kemi opcioni e pranimit apo atë të refuzimit. Ndaj, dhe për këtë duhet të falim namazin e istihares.

Në anën tjetër, nëse na jepet mundësia e zgjedhjeve të shumta, duhet të këshillohemi me njerëz të ditur dhe me përvojë, të cilëve u besojmë, që të kemi një pasyrë më objektive mbi veprimin i cili është më i mirë dhe i kënaqshëm për ne. Pas kësaj duhet të pakësojmë numrin e opcioneve në ato çka janë më të kënaqshme dhe të falim istiharen, duke kërkuar këshillë nga Allahu i Madhërishëm.

Lëshimi i dytë

Është mendim i gabuar se istiharja falet vetëm për ndonjë çështje të caktuar, siç është martesa apo udhëtimi. Gjithashtu disa mendojnë se istiharja duhet të bëhet vetëm atëherë kur bëhet fjalë për çështje shumë të rëndësishme, e jo për çështje ditore. Një kuptim i këtillë i gabuar bën që nejërzit të mos e falin istiharen në shumë raste.

Me fjalë të tjera namazi i istihares është urdhëruar – porositur për çdo nevojë apo vendim. Transmetuesi i hadithit thotë: “I Dërguari i Allahut na ka mësuar istiharen në gjitha situatat sikur që na e mësonte ndonjë sure nga Kur’ani”. Pra, istiharja mund të falet kur marrim vendime të mëdha por edhe të vogla.

Lëshimi i tretë

Ekziston mendimi sipas së cilit thuhet se istiharja duhet të falet bashkë me dy reqat të namazit farz, duke bërë nijetin për faljen e istihares. Në fakt ky mendim nuk është gabim, por është çështje rreth së cilës dijetarët nuk janë pajtuar mes veti.

Megjithatë, unë mendoj se një mendim i tillë mund të jetë i gabuar, ngase vetë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. thotë: “Falni dy reqatë namaz nafile.” Pra ky regull vlen për të gjitha namazet joobligative, siç është falja e dy reqateve para uljes në xhami, apo falja e dy reqateve sunet, me farzin.

Kjo do të thotë se mund të lusim Allahun e Madhërishëm për udhëzim me ndihmën e istihares pas faljes dy reqateve të çfardo qoftë namazi vullnetarë. Në këtë mënyrë mund të shfrytëzojmë dy sevape, sepse me istiharen plotësojmë namazin vullnetarë.

Lëshimi i katërt

Ekziston një supozim sipas të cilit thuhet se është me rëndësi esenciale që përgjigjja e istihares të vijë nëpërmjet frymëzimit. Nuk ka asnjë argument që e vërteton një supozim të këtillë. Në fakt, koncepti i istihares e mohon këtë ide:

“O Zot, me diturinë Tënde kërkoj hajrin! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm, e unë jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (këtu emëron dëshirën, hallin, etj.) është hajr për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko! E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time , për të tashmen dhe të ardhmen dhe për ne ahiret, atëherë largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hajrin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!”

Lutja në gjuhën Arabe:

“Allahumme in-ni estekhiruke bi ilmike. Ue estakdiruke bi kudretike, ue es’eluke min fadlikel-adhim. Fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta’lemu ue la a’ëlemu, ue ente ‘al-lamul – gujub. Allahumme, in kunte ta’ëlamu enne hadheI emru (emerton ketu nevojen tende) hairun li fi dini ue ma’ashi ue akibeti emri ue ‘axhilihi ue axhilihi fakdirhu li ue jes-sirhu li thumme barik li fihi. Ue in kunte ta’ëlemu en-ne hadhel emru sherrun li fi dini ue me’ashi ue akibeti amri ue ‘axhilihi ue axhilihi fasrifhu anni uesrifni anhu uakdir li al-hajre haithu kana thum-ma ardini bihi”

Nëse mendojmë më mirë mbi duanë që bëhet me namazin e istihares, do të përballemi me atë se vendimi përfundimtarë për çështjen tonë i takon vetëm Allahut të Madhërishëm. Pa marrë parasysh a do të jemi të kënaqur me zhvillimin e asaj për çka ishim në dilemë, kërkojmë nga Allahu që të na jap atë që është më e mira për ne, apo ta largojë atë që na dëmton.

Allahu i Madhërishëm thotë:
“…Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkoh që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini.” (El-Bekare, 216).

Supozimi që kanë disa njerëz se istiharja patjetër duhet të vijë si frymëzim ka shkaktuar shumë huti. Njerëz të tillë e përsërisin istiharen pa numëruar, duke pritur përvojën mbinatyrore që do t’u shkëlqej… Kur nuk u vjen ajo që presin, hutia rritet akoma edhe më shumë, çka vërtet është për të ardhur keq, sepse istiharja është për të na ndihmuar që dilemat tona t’i lëmë në dorën e Allahut.

Lëshimi i pestë

Një gabim fare i zakonshëm është edhe ajo që përgjigja nga istiharja duhet të na vijë në ëndërr. Shumë njerëz i shtyejnë vendimet e tyre duke pritur kot ndonjë ëndërr. Në të vërtetë nuk ekziston asnjë argument për një mendim të këtillë. Pas faljes së istihares duhet të mbështetemi në Allahun dhe të ecim përpara. Nëse ndodh që personi ta ëndërroj zgjidhjen e tij, atëherë gjithsesi atë mund ta shfrytëzoj. Por, më e sigurt është që të mos pritet një zgjidhje e tillë, sidomos të mos presim që ajo të ndodhi.

Këto janë disa gabime/lëshime të zakonshme që njerëzit i bëjnë kur është në pyetje istiharja. Për fat të keq ndonjëherë edhe personat që janë shembull për njerëzit, i përhapin këto ide, që janë të bazuara në ndjekje të verbër të urtësisë konvencionale, e jo në tekstet e shenjta.

Allahu e di më së miri!

Burimi: Islambosna.ba

Përktheu: