Humanizmi. A kemi shembuj të mirë?

1839

Halil Senusij

Nga dita në ditë, prej ligjëratës në ligjëratë, nga një libër tek tjetri informohemi për veprimtarinë e as’habëve, tabi’inëve dhje të dijetarëve të vjetër, mirëpo këto tema aspak nuk na inkurajojnë, vetëm se na duken interesante.

Të shumta janë mësimet që mund t’i nxjerrim nga veprimtaria e shokëve (as’habëve) të Muhamedit a.s, asaj gjenerate të artë të myslimanëve. Do të mjaftonte vetëm një rast, sa për të parë gatishmërinë dhe humanizmin e as’habëve, të cilët qenë në gjendje të sakrifikonin gjithçka që kishin, vetëm e vetëm të arrijnë objektivin e ndihmesës për plotësimin e interesave shoqërore, sociale e shtetërore. Kjo mund të ilustrohet me shembullin e përgatitjes së ushtrisë muslimane me rastin e betejës së Tebukut, kur u deshtë të përgatitej mirë ushtria dhe të dhurohej nga aq sa do të mundej. Othmani r.a ndau gjysmën e pasurisë, ndërsa Ebu Bekri r.a ndau tërë pasurinë. Në pyetjen e të Dërguarit të Allahut që ia bëri Ebu Bekrit se çka i ka lënë familjes së tij, ai përgjigj: Allahun dhe të Dërguarin e Tij!

Nuk ka dyshim se kjo ngjarje i dërgon një mesazh të qartë çdonjërit që e dëgjon. Megjithatë, shtrohet pyetja se vallë, cili do të ndaj 100 euro për diçka të mirë pasi që të dëgjojë apo lexojë këtë ngjarje? Të mos flasim se askujt nuk do t’i shkojë ndërmend të ndaj gjysmën e pasurisë…

Ndërsa motive për të ndarë kemi mjaft – që nga rastet sociale në vendet tona, tek financimet e trajtimeve mjekësore në vendet e jashtme dhe ndihmesa e xhematit, deri tek ndërtimi i shkollave, xhamive dhe aksioneve humanitare në të gjithë botën.

Ndoshta është koha dhe vendi të përmendim se myslimanët, shekuj me radhë, nuk pranojnë të shfrytëzojnë anketimin e gjendjes sipas traditës perëndimore, që nëpërmjet anketave dhe studimeve të ndryshme, të mundohen të përmirësojnë gjendjen sociale.

Do të ishte interesante, nëse, për shembull, do të hulumtohej dallimi midis suksesit të ndihmesës (humanizmit) ku janë përdorur metodat tradicionale, duke përkujtuar dhe përmendur atë që bënë as’habët, dhe ndihmesës gjatës së cilës besimtarët nuk janë inkurajuar apo se janë inkurajuar përmes ndonjë metode tjetër. Në këtë mënyrë, me zgjedhjen e metodës së drejtë, efikasiteti humanitar do të rriteshe në mënyrë drastike.

Nëse, në kryerjen e një projekti, së pari do të bëhej një studim (i cili, nuk është patjetër t’i kënaq standardet që janë të nevojshme për publikimin e tij në ndonjë portal të njohur, por që janë të mjaftueshëm të dihet gjendja reale) shanset për sukses, nëse anketa do të bëheshe sipas qëllimit të dëshiruar, sipas mendimit tim rezultatet e një projekti të tillë do të ishin shumë të mira.

Megjithatë, pyetja ime është e thjeshtë, vallë pse shembujt e as’habëve dhe gjeneratave të para nuk na inkurajojnë aspak? Ndërsa, përgjigja do të ishte shumë e shkurtë: sepse ata kanë jetuar në shoqëri krejt ndryshe nga kjo e jona, kanë jetuar në kushte krejt të tjera dhe në një kohë tjetër, dhe njerëzit vetëm se ndërtojnë mure ndaj veprimtarisë së tyre, duke i marrë me një distancë dhjetë shkallësh, dhe fundja këto shembuj i përfshijnë tek ëndrrat e pa realizuara.

Nëse transmetohet se në shtëpinë e Dërguarit të Allahut nga një muaj nuk është ndezur zjarri, a thua vallë kjo do ta inkurajojë dikë që të fillojë të hajë më pak, të bëhet më modest, apo fëmijëve të tij t’u blejë më pak ëmbëlsira dhe video-lojëra?! Jo assesi.

Shembujt që i marrim nga gjeneratat e para janë indirekte dhe ne duhet t’i përshtatim me kushtet tona. Ndërsa njerëzit nuk janë shumë të disponuar të mendojnë për mënyrat se si një model i largët mund të përkthehet në një vepër praktike në shekullin XXI. Gjithashtu as’habët nuk kishin nevojë për mësime praktike; ata para veti e kishin modelin e gjallë, të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., dhe kishin mundësi të bënin gjithçka që ai bën, dhe nuk frikësoheshin se mund të gabojnë.

Edhe njerëzit e kohës sonë kanë nevojë për shembuj direkt, që do të na tregojnë se çfarë është devotshmëria, edhe nëse nuk jeton në një kasolle pa rrymë, larg civilizimit.

Që njerëzit të inkurajohen për vepra të mira, kanë nevojë për shembuj të afërt, nga ky apo shekulli i kaluar, siç është shembulli i shkencëtarit Abdul Kadir Kanit, babait të bombës atomike në Pakistan, pastaj shembulli i Sejjid Kutbit, i cili u largua nga posti ministror, shkroi njërin nga tefsiret (komentuarin) më të lexuar të Kur’anit dhe në fund sakrifikoi jetën për Islamin.

Në ligjëratat dhe literaturën islame shpesh përmendet tregimi i një modeli si metodë e edukimit dhe inkurajimit për të mirë. Të përkujtuarit e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s dhe as’habëve të tij është e pashmangshme, që në këtë mënyrë myslimanët të lidhen me burimin, por është i pamjaftueshëm si një model praktik.

Ndoshta shembulli më i spikatur për refuzimin e njerëzve (me vetëdije) të veprojnë sipas urdhrave, para se të shohin një shembull të gjallë para vetes, është rasti që ndodhi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së Hudejbisë, kur i Dërguari i Allahut s.a.v.s urdhëroi shokët e tij të presin kurbanet jashtë vendit të shenjtë dhe të ruajnë flokët (pra, para haxhit).

As’habët të hutuar dhe të habitur nga një urdhër i këtillë, nuk ishin në gjendje as të lëvizin për të bërë një gjë të tillë, dhe kështu mbeti derisa Muhamedi a.s nuk filloi i pari që ta realizojë atë për çka edhe i kishte urdhëruar shokët e vet.

Përktheu: A. D. Islampress