Nuk lejohet prezantimi i rrejshëm në rrjetet sociale

1006

PYETJE: A janë mëkat profilet e rrejshme në rrjetet sociale (të cilat përmbajnë ndonjë emër të rrejshëm, por vetëm emri jo edhe imazhi)?

PËRGJIGJE:

“Duke pasur parasysh që profili në rrjetet sociale e përfaqëson personin, dhe nga ai profil ai person komunikon me të tjerët, nuk lejohet prezantimi i rrejshëm në profil, sepse ai është një lloj mashtrimi dhe gënjeshtre, dhe të dyjat janë mëkat (haram). Pikërisht përmes profileve të rrejshme më së shumti përhapen dezinformatat, gënjeshtrat, mashtrimet, gjuha e urrejtjes dhe dukuritë e tjera negative, të cilat i dëmtojnë individët dhe shoqërinë në tërësi.

I Dërguari i Allahut (savs), ka thënë: “Përmbahuni të vërtetës, sepse ajo me të vërtetë çon në bamirësi, kurse bamirësia çon në xhenet. Njeriu, duke folur të vërtetën dhe duke iu përmbajtur asaj, do të regjistrohet tek Allahu si i sinqert. Dhe largohuni gënjeshtrës, sepse gënjeshtra çon në kotësi, kurse kotësia çon në xhehenem. Njeriu, duke gënjyer dhe duke vepruar me gënjeshtër, do të regjistrohet tek Allahu si gënjeshtar.” (Buhariu dhe Muslimi)

Përgjigjet: Myftiu i Sarajevës, Dr. Enes Ljevaković;
Fetva-i emini i Akademisë për Fetva pranë BI të Bosnjës

Përkthim: Miftar Ajdini

(islampress)