Tre mësime nga xhuzi i 9

678
  • Një  populli  të mëparshëm  si sprovë u  ishte ndaluar gjuajtja e peshqve ditën e shtunë kur kishte më shumë se ditët tjera. Sipas disa transmetimeve këta njerëz kësaj ndalese u munduan t’i ikin duke i vendosur  rrjetat  një ditë para, ndërsa i merrnin ditën e diell. Në këtë mënyrë peshqit vet hynin në rrjetë  ditën e shtunë. Kur e lexojmë se si është dënuar ky popull shohim se ka qenë një nga dënimet  dhe nënçmimet më të mëdha qysh në këtë botë. Bëhuni majmun të përbuzur! Edhe pse kjo sprovë ishte dënim për këtë rast, sprova të ngjashme mund të jenë çdo ditë në jetën tonë. Disa edhe sot bëjnë punë të ndaluara duke u munduar tu ikin ndalesave në këtë formë dhe këtë e quajnë biznes të suksesshëm: Dhurim fiktiv i pasurisë dhe mallit dikujt tjetër që në këtë mënyrë t’i ikin obligimeve siç është zekati apo taksat, pastaj  mashtrimi i blerësve që ata mos e hetojnë,  çka është në kundërshtim me urdhrin e drejtësisë në tregti, manipulimi i kushteve të tenderëve për të përmbush procedurat dhe të zgjidhet ai që është i përshtatshëm, etj.
  • Nëse analizojmë historinë islame plaga më e madhe e muslimanëve nuk janë luftërat dhe sëmundjet  ato që kanë marrë numër të madh të jetëve, por fitnet – përçarjet. Në fund të këtij xhuzi Allahu i Madhërishëm na porosit që të ruhemi nga fitnet  sepse ajo nuk prek vetëm ata që janë fajtorë por të gjithë. Mjafton një koment dhe klasifikohemi me ata që nxisin fitnet.
  • Nëse do të jemi të devotshëm Allahu do të na jap mundësinë ta dallojmë të vërtetën nga e pavërteta. Thelbi i devotshmërisë është që të kryejmë obligimet dhe të largohemi nga ndalesat. Si ka mundësi dikush të analizoj fenë apo jetën në përgjithësi nëse nuk ka këtë aftësi?

Preporod.com

Perktheu: A. D. Islampress