PYETJE:
A është e ndaluar të hahen frutat e huaja, edhe në rastin kur ato nuk mblidhen nga pronari, p.sh. qershitë që së shpejti ju kalon koha dhe nuk do të mblidhen nga pronari ose kumbullat në fshatra të cilat askush nuk i mbledh. Ndonjëherë ndodhë që pronari jeton jashtë shtetit, kështu që,gatiështë e sigurt,se ai nuk do t’i vjel frytet e tij?
PËRGJIGJE:
Nuk lejohet të merret/të hahet pasuria e huaj pa lejen e pronarit të saj. Allahu i Lartësuar thotë: “Mos i hani pasurinë njëri-tjetrit me pa të drejtë! “ (El-Bekare, 188)
Nga ky rregull bën përjashtim rasti,kur njerëzit zakonisht ia lejojnë njëri-tjetrit, si për shembull, kur një personkalon pranë pemishtes të dikujt tjetër dhe merr nga frutetqë kanë rënë në tokë. Prandaj, në rastin konkret, duhet të sillemi sipas zakonit mes njerëzve, dhe të marrim aq sa zakonisht tolerohet dhe lejohet.
Nëse pronari jeton jashtë vendit dhe rrallë vjen, është e nevojshme të kërkohet pëlqimi i tij, në rast se dëshirohet të mblidhen më shumë ose të gjitha frutat, jo vetëm ajo që merret nga toka duke kaluar. Është mirë që pronarët e pemishteve, nëse nuk kanë ndërmend t’i vjelin frutat, të lejojnë të tjerët t’i vjelin dhe t’i përdorin për qëllime hallall, bazuar në fjalët e Pejgamberit (savs),sepër të gjitha frutat që hahen nga pemishtet e tyre, atyre do tu shkruhet si sadakë.
Dr. Enes Ljevakoviç; Fetve-i emin i Akademisë për Fetva pranë BI të BeH.
Përktheu: Miftar Ajdini
(Islampress)