Namazi – dera e shpëtimit dhe e dashurisë hyjnore

938

Në këto ditë të sprovës, le ta kujtojmë mirësinë e pesë vakteve të namazit që i kemi si borxh gjatë ditës. Kushdo që i plotëson namazet ditore, sikur që kërkohet dhe me vetëdije të lartë, do të përfitojë nga mëshira e Mëshirëplotit dhe nga premtimet e Tij.

I dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Pesë namazet ditore i pastrojnë mëkatet sikur uji që e pastron papastërtinë.”

Kurse All-llahu xh.sh. thotë se “Veprat e mira i fshijnë të këqijat.” Kjo donë të thotë se veprat e mira i asgjësojnë të këqijat sikur të mos kishin ekzistuar fare.

Po ashtu, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush është i kujdesshëm ndaj namazit, ai do të jetë dritë, argument dhe shpëtim për të në Ditën e Kiametit, e kush nuk është i kujdesshëm ndaj tij nuk do të jetë as dritë, as argument e as shpëtim për të në Ditën e Kijametit (dhe ai atë ditë) do të ringjallet me Firaunin, Hamanin, Karunin dhe Ubej ibën Halefin.”

Në një hadith tjetër, ka thënë: “Çelësi i Xhennetit është namazi”.

Nga detyrat që All-llahu xh.sh. ka caktuar për krijesat e tij, më e dashura për Të, pas teuhidit (njëshmërisë së Zotit), është namazi. Sikur të kishte diç tjetër më të dashur, jashta namazit, atëherë do t’i kishite urdhëruar me të melaiqet e Tij, ndërkohë që nuk ka moment që melaqet të mos i bëjnë ose ruku, ose sexhde ose të qëndrojnë ulur në ettehijjat.

Namazi, pra, është dera e hapur e shpëtimit dhe e Dashurisë Hyjnore. Ta bëjmë atë kudo që të jemi, në çfarëdo situate që të ndodhemi.

Përgatiti: Mehas Alija

(Islampress)