Muhammedi salallahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Xhebraili alejhi-selam gjithmonë më porosiste që të përkujdesem për fqinjët, sa që mendova se do vijë shpallje (urdhër) që të merr pjesë edhe në trashëgimi”. Pejgamberi, salallahu alejhi ue sel-lem, e tha edhe këtë: “Njeriu nuk e ka besimin e plotë deri sa fqinji i tij të jetë i sigurt se nuk do t’i shkaktoj asnjë dëm.”
Këto dy hadithe-sherif e ilustrojnë shkëlqyeshëm qëndrimin Islam ndaj fqinjëve. Edhe pse këtyre haditheve nuk u nevojitet asnjëfarë shpjegimi shtesë, prapëseprapë do t’i përmendim disa nga obligimet që i kemi ndaj tyre, të cilat duhet rekomandohet të plotësohen nga çdo besimtar:
- muslimani i vërtetë s’ka të drejt gjumi, nëse e di që fqinjin e ka të uritur;
- doemos të ketë kujdes që të mos e ofendoj;
- duhet ta qeras apo t’i dhuroj diçka nga pasuria që e posedon;
- pa lejen e fqinjit, nuk lejohet as të shikoj në shtëpinë e tij;
- nuk ka të drejtë t’i dëmtoj muret e shtëpisë së tij, të hedh mbeturina në kopshtin apo oborrin e tij;
- duhet të përkujdeset për fëmijët e fqinjit, bile edhe t’i pastrojë nëse bëhen të pistë;
- duhet që fqinjin ta takoj me fytyrë të kthjellët dhe buzëqeshur;
- në rast nevoje t’i huazoj të holla, mjete pune apo ngjashëm;
- në rast nevoje apo pikëllimi, me të duhet të bisedojë apo ta ngushëlloj;
- në rast të mos pranisë së tij, duhet të kujdeset për shtëpinë e fqinjit;
- në rast se e shet shtëpinë e vet, së pari duhet t’ia ofrojë atij;
- pa pëlqimin e fqinjit, nuk preferohet shitja e shtëpisë ndonjë të panjohuri;
- në rast nevoje fqinjit duhet t’ia mundësojë që të shërbehet me ujin e tij;
- duhet të jetë më i durueshëm me të se sa që do të duronte dikë tjetër;
- me fqinjin duhet të sillet ashtu siç dëshiron ai të sillet me të;
- duhet të marrë pjesë në xhenazen e tij etj. etj.
Këto janë vetëm disa shënime dhe disa obligime me të cilat hasemi në jetën e përditshme. Nënkuptohet që obligime të tilla ka plotë. Edhe thëniet e vjetra popullore në të cilat ka urtësi të madhe e theksojnë se për fqinjin duhet ta kujdesemi më tepër se sa për vëllain.
Autor: Derviš Spahić
Përshtati: Lutfi Muaremi
[Isl@mpress.ch]