“E, ç’keni ju që nuk jepni për në rrugën e Allahut…

789

“E, ç’keni ju që nuk jepni për në rrugën e Allahut, kur dihet se Allahut i mbesin trashëgim qiej e tokë? Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë më të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas. Por të gjithëve All-llahu u premtoi të mirat; All-llahu di çka punoni. Kush është ai që i huazon Allahut një hua të mirë e që Ai t’ia shumëfishojë atë dhe ai ka një shpërblim të mirë.” (El-Hadid, 10-11)

Sureja Hadid na inkurajon që të japim sadaka për hir të Allahut aq sa kemi mundësi, qoftë edhe pak.

Gjithashtu kjo sure na mëson se nuk duhet të frikohemi nga varfëria dhe pakësimi i pasurisë duke dhënë sadaka.

Allahu këtë dhënie të sadakasë e ka quajtur hua dhe atë,  hua e cila do të na kthehet shumëfish, dhe s’ka  si të jetë ndryshe kur këtë hua do të na e kthejë Ai i cili është Pronar i thesareve të Tokës dhe qiellit.

Mesazhe kuranore  

A. D. Islampress